Pazare dhe kafene : Bizneset e “qejfit” që përfaqësojnë Tiranën

Dyqanet e vogla të rrobave, aksesorëve apo ushqimeve dhe baret e restorantet janë dy llojet kryesore të bizneseve që përfaqësojnë kryeqytetin. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore Tiranë,  gjatë 3 mujorit të dytë 2019, në kryeqytetin shqiptar rezultojnë 49.265 biznese aktive kryesore dhe 8672 subjekte aktive sekondare, shifra këto që kanë ardhur në rritje nga viti në vit.

Sa i takon tipologjisë së subjekteve kryesore, vihet re se listën e kryeson shitja me pakicë, apo ndryshe dyqanet e vogla të rrobave, kozmetikës, aksesorëve të tjerë, apo edhe ushqimor, ku regjistrohen 17,392 subjekte. Dhe në vendin e dytë renditen njësitë e shërbimit si kafene, bare, restorante, dhe hotele me 16,664 subjekte. Ndërsa një numër të konsiderueshëm subjektesh përben shitja me shumicë, transporti, dhe më pak njësitë e prodhimit apo subjektet e ndërtimit. E njëjta tipologji subjektesh aktive është edhe për ato sekondare, çka tregon se njësitë e “qejfit” janë ato që ecin më së shumti në treg. / SCAN

SHKARKO APP