Pazari para shtetrrethimit në kohë lufte, pamjet që të ofronin qytetet sot

Pamjet që vinin sot në mëngjes nga lagjja nr 15 e Korçës të ngjasonte taman me kohën e luftës.

Qytetarët konfliktohen për radhën për të blerë bukën. Pamje të tilla në tregjet dhe furrat e bukës nuk ishin parë prej kohësh.

Durrës- Në Durrës qytetarët vëshuan në tregje, dyqane e markete për të siguruar cdo gjë që duhet për 40 orëve shtet rrethim  ku cdo gjë është paralajmëruar se do të jetë e mbyllur.

Ndaj dhe qytetarët në masë neglizhuan edhe masat minimale të mbrojtjes nga koronavirusi, armiku i padukshëm që po detyron këto masa ekstreme.

Elbasan- Për shkak të mbylljes së tregut, në Elbasanave u duhet ti blejnë frutat e perimet në një treg të sajuar ku këtë të shtunë nuk flitej për masa mbrojtëse e kushte higjinenike

Pamja ishte kaotike, sa as policia bashkiake nuk arriti ta disiplinojë.

Fier- Edhe tregu i Fierit kishte të njëjtën pamje.

Shumica neglizhuan masat kundër koronavirusit në luftën për të siguruar fruta perimet dhe cdo produkt tjetër të nevojshëm për ditët e izolimit.

Por kishte edhe si një qytetar që masat mbrojtësë i kishte ekstreme

Lushnje- Pamjet që u ofruan sot në tregun e Lushnjes nuk i gjen as në ditët normale.

Qytetarët sup me sup pa asnjë masë mbrojtëse.

Vlorë- Edhe vlonjatët i neglizhuan këshillat kundër koronavirusit dhe vërshuan masivisht në tregje.

Lezhë-  E njëjta situate ishte në pikat ushqimore, të fruta-perimeve dhe furrat e bukës  në Lezhë

Qytetarët thanë se dolën për furnizimet dhe sipas oratit do mbyllen në shtëpi

Në orën 13:00 kur hyri në fuqi shtetrrethimi, qytetet u boshatisën.

Në rrugë dolën forcat e Policisë dhe ushtrisë që për 40 orët në vijim do të angazhohen për të garantuar zbatimin e rregullave të ndalim qarkullimit për të gjithë

Ora News - Pazari para shtetrrethimit në kohë lufte, pamjet që të ofronin qytetet sot

/Ora News

SHKARKO APP