“Peace Volunteering Network”, kontribut të çmuar në “Promovimin e Transparencës dhe të Drejtës për Informin” në qeverisjen lokale
Nga FATMIR POPJA
——————–
-Gjatë Konferencës Kombëtare me temë “Monitorimi Qytetar dhe Përfshirja e të Rinjve në Qeverisjen Lokale” është theksuar se ende çështje të tilla si Transparenca dhe e Drejta për Informin në qeversjen vendore lënë për të dëshiruar .Ndërkaq situata aktuale në lidhje me korrupsionin në Shqipëri vazhdon të mbetet problematike duke e bërë demokracinë në vendin tonë tonë akoma më të brishtë.Gjatë fjalës së saj në këtë konferencë ,zj.Oltiona Rama, Drejtore Ekzekutive e PVN theksoi se misioni i të gjithëve është që të kontribuojnë për rritur së tepërmi nivelin e Transparencës , të Drejtës së Informimit si edhe të bëhen të gjitha përpjekjet për të minimizuar korrupsionin në çdo aspekt .Për të patur rezultate sa më pozitive duhet të promovojmë transparencën, llogaridhënien dhe integritetin në të gjitha nivelet,në të gjithë sektorët e shoqërisë shqiptare dhe në veçanti në pushtetin vendor.Sipas Drejtores Ekzekutive të PVN ,Transparenca dhe llogaridhënia janë dy nga elementët kryesorë të mirëqeverisjes duke patur në fokus rritjen e aksesit për informacion tek të gjithë qytetarët e në veçanti tek grupet e interesit dhe në forcimin e luftës ndaj korrupsionit.
Duke i konsideruar themelore këto dy elementë, “Projekte Vullnetare Ndërkombëtare ” është duke zbatuar në Shqipëri ,projektin “Monitorimi Qytetar dhe Promovimi i Transparencës dhe Llogaridhënies në Pushtetin Vendor” i cili synon të ndërtojë kapacitete të qëndrueshme të Organizatave të Shoqërisë Civile, të rinjve, mediave dhe aktorëve të tjerë qytetarë për të kuptuar të drejtën e aksesit në informacion dhe për të forcuar rolin e tyre proaktiv mbikëqyrës kundër korrupsionit në nivel lokal.
Ky projekt ka gjetur një shtrirje gjeografike në të gjithë vendin dhe aktualisht ka perfshirë 20 Bashki si Tirana, Elbasani, Shkodra, Lezha, Korça, Vlora, Fier, Devoll, Dibër, Shijak, Gjirokastra, Kamza, Lushnja, Bulqiza, Durrësi, Mati, Tropoja,Patosi, Berati dhe Tepelena.Një nga aktivitetet kryesore në zbatim të këtij projekti ishte monitorimi në vazhdim të 15-të Bashkive të monitoruara para një viti duke parë evoulimin e tyre në lidhje me indikatoret e monitoruar si dhe monitorimi i 5 Bashkive te reja në lidhje me zbatimin e ligjit të informimit, transparences dhe llogaridhënies.
Duke e vlerësuar si një indikator të rendësishëm për vlerësimin e transparences në bashki është shtuar në transparencën proaktive dhe indikatori për konsultimin publik.E drejta për informim është një e drejtë themelore në një shoqëri demokratike. Liria e informimit është pjesë përbërëse e lirisë sëfjalës në të drejtën ndërkombëtare, e cila është sot përkufizohet si “liria e shprehjes”.Informimi dhe pjesëmarrja aktive e qytetarëve në proceset vendimmarrës janë mekanizma që pasqyrojnë nivelin e demokratizimit të një vendi. Këtomekanizma forcojnë proceset demokratike, sigurojnë zhvillimefektiv përmes dhënies së shërbimeve efektive, lehtësojnë procesin e mirëqeverisjes dhe fuqizojnë grupet më vulnerabël të komuniteteve.
Nga studimet e kryera rezulton se vazhdon të mbeten me vlerësim të ulët nismat advokues e lobuese të shoqërisë civile. Kjo tregon se bashkëveprimi Bashki- Shoqëri civile- Qytetar është ende në nivele të ulta.Pavarësisht se Ligji për Informim kërkon funksionimin e websiteve zyrtare, në periudha të caktuara Bashkitë kanëmungesa në aksesin në website-in e tyre, këto lidhur me sulmet kibernetike, ndryshimin e kompanive që mirmbajnë rrjetet e institucioneve, etj. Në shumë raste periudhat që website i Bashkive nuk punon është relativisht e gjatë dhe është e nevojshme që të gjënden mënyra alternative të ndryshme për shpërndarjen e informacionit në mënyrë gjithëpërfshirjen e masës së gjerë të qytetareve pavarësisht statusit ekonomik, social, kulturor, moshës apo vendndodhjes në zonë urbane apo rurale.
Bashkitë në lidhje “transparenca reaktive e informimit me kërkesë”,paraqesin një nivel të transparencies që ka rezultatet më të mira krahasuar me të gjithë indikatoret e tjerë. 80% e bashkive të monitoruara në 2022 kanë rezoltuar në lidhje më këtë indikator me një performancë të transparencës mesatare e lart. Kjo tregon se me futjen e Programit te Transparences(shoqëruar ky edhe me sanksionet përkatese) si detyrim për bashkitë, bëhet shkak për një procedim korrekt ndaj detyrimeveligjore. Ndërkohë duhet të mirëmbahen dhe përditësohen në vecanti web-i bashkive sepse janë akoma konfuze në paraqitjen e fushave dhe nënfushave. Materialet voluminoze siç janë ato të buxhetit, strategjitë etj duhet të jenë të koncentruara dhe të kuptueshëm qartësisht nga qytetaret.Gjuha e përdorur në informacionet e publikuara shpesh herë është e vështirë për tu kuptuar nga qytetarët dhe mungon një thjeshtëzim i tyre nga versionet e tyre zyrtare. Në bazën e të dhënave duhet të ketë informacion mbi OJF-të dhe shërbimet që ato ofrojnë, informacion mbi grupet e interesit, mbi përfaqësuesit e medias, të bizneseve dhe duhet të publikohen të gjitha nismat që ndërmerren nga shoqëria civile. Respektimi i afateve kohore të parashikuara në ligjin “Për të Drejtën e Informimit” ,për kthimin e përgjigjes ndaj kërkesës për informim, si dhe rishikimi i përmbajtjes së kësaj të fundit që të jetë e plotë.
Që situata të përmirësohet gjithnjë e më shumë duhet të vazhdojnë edhe në të ardhmen Programet e Transparencës që Transparenca dhe e Drejta e Informimit të jenë në cilësinë që e kërkon Ligji dhe kjo kërkon një standartizim të tyre sa më parë. Problematikat vazhdojnë dhe janë të lidhura dhe me aftësimin e stafit nga ana teknologjike por dhe me përgjegjshmërinë e institucionit. Ka raste flagrante ku akoma nuk publikohet koordinatori i PT së bashkisë ose u mungon adresa elektronike dhe numri telefonit.Nga ana tjetër ka rëndësi të madhe forcimi i rolit të aktorëvepublik për të kërkuar transparencë nga qeverisja lokale.
OJQ-të: Organizatat joqeveritare (OJQ) luajnë një rol kryesor si mbikëqyrës në sigurimin e transparencës dhe llogaridhënies në operacionet e qeverisjes vendore. Përpjekjet e tyre avokuese, kërkimore dhe aktivitetet monitoruese kontribuojnë ndjeshëm në mbajtjen e autoriteteve përgjegjëse dhe avokimin e politikave që promovojnë transparencën dhe angazhimin e qytetarëve.
Media: Media shërben si një instriment i rëndësishëm jetik për shpërndarjen e informacionit dhe shqyrtimin publik. Gazetarët luajnë një rol vendimtar në zbulimin e çështjeve të keqpërdorimit, korrupsionit dhe joefikasitetit brenda qeverisjes vendore, duke vepruar kështu si një kontroll mbi pushtetin dhe duke promovuar transparencën përmes raportimit investigativ.Mjaft i rëndësishëm është fuqizimi i të rinjve si pjesëmarrës aktivë në promovimin e transparencës dhe llogaridhënies i cili nxit një kulturë të përgjegjësisë qytetare dhe qeverisjes së mirë. Iniciativat e udhëhequra nga të rinjtë, fushatat e avokimit dhe platformat e angazhimit përforcojnë zërin e brezit të ardhshëm, duke nxitur ndryshime pozitive dhe duke kërkuar transparencë nga autoritetet lokale.
Por nga studimet e kryera në shumicën e bashkive rezulton se mbeten me vlerësim të ulët nismat advokuese lobuese të shoqerisë civile. Kjo tregon se bashkeveprimi bashki – shoqëri civile- qytetar është ende në nivele të ulta dhe i variushëm në bashki të ndryshme. Shoqeria civile ka dhënë shembuj se është e aftë të bëhet “urë” lidhëse komunikimi”mes qytetarëve dhe bashkisë si edhe të mbështesë dhe të drejtojë qytetarët në nisma advokuese lobuese për problematika që shqetësojnë qytetarët.
Në vendin tonë ka bashki të cilat kanë të emëruar si përgjegjës të njëjtin person si Koodinatorin e të Drejtës për Informim ashtu edhe Koordinatorin për Njoftimin dhe Konsultimin Publik dhe për korrektesi dhe mirë funksionim këto dy detyra duhet të ndaheshin dhe të ishin dy persona të ndryshëm për secilin pozicion. Nga Bashkitë duhet të ketë sa më shumë njoftime dhe publikime përsa i takon projekteve dhe iniciativave në kuadër të integrimit në BE dhe Programi i Transparencës në Web duhet të përdorë ekzaktësisht të njëjtën “Gjuhë dhe Koncepte” ashtu sikur janë të përcaktura në bazën ligjore si edhe duhet të menaxhojnë me përgjegjesi dhe profesionalizëm rrjetet sociale dhe websittet, pa harruar stendat në bashki duke i freskuar me njoftime dhe informacione rreth çdo vendimmarrje dhe çdo veprimtarie të ndermarrë nga bashkia.Gjithashtu duhet të mirembajnë dhe perditesojnë në veçanti web-in sepse janë akoma konfuzë në paraqitjen e fushave dhe nënfushave ,axhornimeve dhe perditësimeve.Materialet voluminoze siç janë ato të buxhetit,strategjive etj ,duhet të jenë të koncentruara dhe të kuptueshme qartësisht nga qytetarët.Po kështu duhet të ngarkohen on line, Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve. Ndryshimet e vrullshme teknologjike parashtrojnë rritjen e sigurisë kibernetike në web-et e bashkive të cilat janë bërë pre e hakerimit dhe për këtë shkak është paralizuar puna për një periudhe të konsiderueshme duke prekur ndjeshëm transparencën lokale në Bashki.
Në bazën e të dhënave duhet të ketë informacion mbi OJF-të dhe shërbimet që ato ofrojnë, informacion mbi grupet e interesit, mbi përfaqësuesit e medias, të bizneseve dhe duhet të publikohen të gjitha nismat që ndërmerren nga shoqëria civile.Respektimi i afateve kohore të parashikuara në ligjin “Për të drejtën e Informimit” për kthimin e përgjigjes ndaj kërkesës për informim, si dhe rishikimi i përmbajtjes së kësaj të fundit që të jetë e plotë.Perseri vazhdojnë Programet e Transparences që të mos jenë në cilesinë që e kerkon Ligji.Duhet një standartizim i tyre sa më parë.
Problematikat vazhdojnë dhe janë të lidhura dhe me aftësimin e stafit nga ana teknologjike por dhe me pergjegjshmërinë e institucionit.Ka raste flagrante ku akoma nuk publikohet koordinatori i PT se bashkisë ose u mungon adresa elektronike dhe numri telefonit. Probleme serioze ka edhe në lidhje me kordinatorin për njoftimin dhe konsultimin publik,ku mungojnë të dhënat dhe aktiviteti i tyre siç është Buxhetimi me Pjesmarrje i cili publikohet vetém neë rrjetet sociale.Rekomandimet e qytetarëve nuk arrihet të mblidhen të gjitha dhe aq më tepër të merren në konsideratë.Informimi nuk ka hapesirë kohore dhe duhet lënë më shumë në dispozicion të qytetareve.
Të gjenden mënyra alternative të ndryshme për shperndarjen e informacionit në mënyrë gjithëperfshirëse te masës së gjerë të qytetareve pavaresisht statusit ekonomik,social,kulturor,moshës apo vendodhjes në zona urbane apo rurale.Të perdoret një gjuhë sa më e kuptueshme për qytetarët dhe jo gjuhë tekniko-juridike, gjë që prek transparencën drejt për drejt ,sidomos e aktet e ndryshme.Të ketë angazhim të Këshillit Bashkiak dhe në koordinim me Kryetarin e Bashkisë te bëhet transparenca e aktivitetit të institucionit sipas një kalendari të aprovuar paraprakisht duke siguruar kështu një ndjekje reale të transparencës në institucion.Në Platformën e Konsultimeve Publike duhet jo vetem të jetë e hapur dhe të kenë akses qytetarët për të dhënë mendime,sugjerime etj por të pasurohet me forume diskutimi qytetar dhe të shoqërohet herë pas here me sondazhe elektronike.
Qytetarët duhet të gjejnë lehtësisht të publikuar paraprakisht axhendën e takimeve me tematikat përkatese dhe të nxiten të përfshihen.Ky proces fiton besueshmeri dhe vazhdimësi nëse shoqërohet me publikimin e proces-verbaleve dhe të një feed-back real.
Të krijohen linja të dedikuara për institucionin e Bashkisë në lidhje me raportimin e korrupsionit duke ruajtur anonimitetin e sinjalizuesit dhe ndëshkuar të korruptuarit qofshin qytetarë apo nëpunës civile te Bashkisë.