Pedagogu, mesazh studentëve: Koha të largojmë Ramën

Pedagogu Arian Galdini ka publikuar sot në rrjetet sociale një videomesazh drejtuar studentëve, kolegëve të tij pedagogë dhe akademikë si edhe prindërve të studentëve.

Arian Galdini e konsideron vendimin e studentëve për të refuzuar çdo dialog dhe negociatë me Qeverinë Rama si të drejtë.

Madje Galdini shkon më tej duke e quajtur  si akt politik këtë vendim të studentëve për të mosdialoguar a mosnegociuar me Edi Ramën.

Galdini bën thirrje që studentët, pedagogët dhe qytetarët të jenë bashkë në shesh për të rrëzuar Qeverinë Rama dhe për të kërkuar një Qeveri Teknkoratësh, njerëzish të papërlyer dhe me integritet.

Vetëm një Qeveri e re me integritet mund të bëjë Pakt për Universitetin me Studentët dhe Pedagogët.

Rama dështoi me Rëformën në Arsim dhe me vetë Ligjin e Arsimit të Lartë. Rama nuk meriton më asnjë shans.

Ja edhe videomesazhi i plotë i pedagogut Arian Galdinit:

Arian Galdini

SHKARKO APP