Pëlqeni macet apo qentë? Ja çfarë mendimi kanë njerëzit për ju

Jeni një person që pëlqen qentë, apo që pëlqen macet? Nisur nga kjo gjë mendimi i shumë personave do të ndryshojë në lidhje me ju. Kjo pasi ekzistojnë disa gjëra që i bëjnë vetëm njerëzit që pëlqejnë qentë dhe disa të tjera që i bëjnë vetëm njerëzit që pëlqejnë macet.

Facebook-u ka bërë një hulumtim te më shumë se 160.000 njerëz, me ç’rast janë marrë parasysh vetëm ata të cilët kanë mace apo qen. Përfundimi kryesor është që ata që i duan macet kryesisht janë të vetmuar dhe shpesh të pikëlluar, ndërsa ata të cilët i duan qentë janë të lumtur dhe kanë shumë miq.

Sigurisht kjo gjë është bazuar në profilet e personave përkatës. Personat të cilët kanë mace shpesh janë të lodhur nga çdo gjë, ndërsa personat të cilët kanë qenë janë më aktivë, më parë shqetësohen për çfarëdo problemi.

Personat të cilët preferojnë macet më shpesh nuk kanë partnerë, mirëpo gjithnjë e më shumë ndihen më të dashur se adhuruesit e qenve. Kur është fjala për filmat dhe librat, shijet e tyre, gjithashtu, dallojnë.

Adhuruesit e qenve më shumë janë për drama, por edhe për libra dhe filma me plot emocione, derisa adhuruesit e maceve më shumë duan të shikojnë apo të lexojnë filma të mirë. Adhuruesit e maceve më shpesh jetojnë në qytete, ndërsa adhuruesit e qenve kryesisht në paralagje dhe në fshatra.

SHKARKO APP