Pema e Krishtlindjeve e gjitha prej floriri

Kjo është pema e Krishtlindjeve më e shtrenjtë në Europë, me një vlerë prej plot 2.3 milionë eurosh. Pema është krijuar e gjitha me flori nga kompania gjermane, Pro Aurum, e cila merret me tregtinë e metalit të çmuar. Sipas kompanisë, pema mund të kushtojë më shumë në ditët në vazhdim, pasi vlera e arit është duke u rritur çdo ditë që kalon.

Floriri mbetet një nga mënyrat më të sigurta për të depozituar para, që ka parë një ringjallje vitet e fundit, për shkak të krizave të shumta financiare, inflacioneve dhe interesave të ulëta.

Piramida vezulluese që u shfaq te kompania Pro Aurum në Mynih të Gjermanisë është tre metra e lartë, dhe është bërë në bashkëpunim me një kompani austriake që merret me punimin e floririt. Punonjësit kanë vendosur gjithsej 2018 monedha floriri, për të shënuar dhe vitin 2018. Edhe ylli mbi pemë është prej floriri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?