Pengëmarrja e atletëve izraelit që tronditi Olimpiadën e Mynihut, dhe sportistët shqiptarë një kat më poshtë…

Memorie.al sjell ngjarjen tragjike të vitit 1972, e ndodhur gjatë zhvillimit të Lojrave të XX-ta Olompike, ku pesë terroristë palestinezë, të cilët ishin maskuar si tifozë hebrenj, u futën në fshatin olimpik dhe morën peng 11 atletë izraelitë. Minutë pas minute, të gjitha detajet e ngjarjes së dhimbshme, që tronditën Olimpiadën dhe përfundimi tragjik i asaj pengëmarrjeje, ku mbetën të vrarë 11 sportistë hebrenj, 5 terrorristë palestinezë dhe një polic gjerman.

Më 5 shtator të vitit 1972, kur kishin filluar Lojrat e XX-ta Olimpike, të cilat po zhvilloheshin në Mynih, ndodhi një ngjarje e pazakontë, e cila tronditi mbarë Gjermaninë dhe komitetet olimpike sportive jo vetëm në Evropë, por dhe në mbarë botën.

Pesë terroristë palestinez të organizatës “ Shtatori i zi “, me qëllim që të ndikonin në qeverinë Izraelite të lironte shokët e tyre terroristë palestinezë, të cilët ishin burgosur në Lindjen e Mesme, hyjnë të maskuar në hotelin ku ishte akomoduar delegacioni olompik izraelit, dhe marrin peng 11 atletë e trainerët e tyre hebrenj, duke kërcënuar se do t’i vrisnin. Më pas, gjithçka shkoi në tragjedi.

Si nisi pengëmarrja

Më 21 gusht të vitit 1972, në qytetin e Mynihut, në Gjermaninë Juglindore nisën Lojrat eXX-ta Olimpike, në të cilat morën pjesë delegacione olimpike nga mbi 190 shtetet e botës, ku midis tyre spikasin gjermanët, së bashku me izraelitët, të cilët deklaruan shuarjen e armiqsive të vjetra të Luftës së Dytë Botërore. Por, kundër sportistëve hebrenj, nëpërmjet pengëmarrjes u ushtrua një tragjedi e re dhe kësaj here, nga fqinjët e tyre palestinez. Më 5 shtator 1972, pesë terroristë palestinez, të maskuar si hebrenj, me kapelet dhe veshjet e tyre tradicionale, e me buqeta lulesh në duar, duke i deklaruar policëve gjerman se ishin miqtë e sportistëve dhe veçanërisht atletëve izraelit, arrijnë të futen me dredhi në hotelin “Olidorf “, në fshatin olimpik “Konolkishtrase-31 “, ku kishte akomoduar delegacioni i sportistëve izraelit. Pasi hynë në hotel, ata nxorrën armët nga buqetat me lule ku i kishin fshehur dhe u futën me dhunë e befasi në dhomën ku ishin vendosur atletët më të mirë hebrenj, si David Berger, Yossef Romano etj.. dhe i morën peng , duke i kërcënuar se në qoftë se qeveria izraelite , e udhëhequr nga Ktyeministrja , Golda Meir, brend 24 orësh nuk lirojnë mbi 100 luftëtarë palestinez nga burgjet izraelite në Lindjen e Mesme, ata do t’i vrisnin brutalisht të 11 atletët dhe trainerët e tyre në dhomat e hotelit. Në këtë kohë, sipas programit të Lojerave Olimpike, do të zhvillohej gara përfundimtare e atletikës dhe atletët e Izraelit , që pretendonin të fitonin garat e të dilnin kampionë, nuk po shfaqeshin në pistën e vrapimit .

Të preokupuar nga ky fakt, agjentët special dhe policia gjermane, shkuan në hotelin ku ishin vendosur atletët dhe pa e ditur se ata nën kërcënimin e armëve, ishin marrë peng, i njoftuan të dilnin në stadium olimpik, ku do të zhvillohej gara përfundimtare. Por, më pas, ata vërejnë një nga terroristët palestinez me maskë, i cili po i drejtonte armën në kokë një atleti izraelit dhe aty policia e rojet e sigurisë gjermane , e kuptuan se në katin e tretë të hotelit “Olidorf “,diçka kishte ngjarë me atletët. Pas kësaj ata vendosën të ndërhyjnë me forcë për të qartësuar situatën. Por në çastin që forcat speciale gjermane do të ndërhynin për të liruar sportistët pengje , kreu i terroristëve palestinez , i maskuar doli në ballkonin e hotelit dhe u bëri të ditur policisë dhe forcave speciale gjermane , kushtet e tyre . Një gjëndje e tensionuar përshkoi menjëherë të gjithë fshatin olimpik bavarez. Gara përfundimtare që do të zhvillohej pas disa minutash u anullua dhe të gjitha delegacionet olimpike sportive botërore u izoluan nëpër hotelet e tyre, nën vëzhgimin e rreptë të policisë e forcave speciale gjermane. Ndërsa hoteli ku ishin vendosur palestinezët, së bashku me pengjet izraelite, u rrethua nga të katër anët me ushtarë, të cilët ruanin me snajper nga tarracat e hoteleve përreth vendngjarjes . Policia gjermane hyri në negociata me terroristët palestinez, duke u premtuar pengëmarrësve se do të bënte të pamundurën që të realizonte kërkesat e tyre. Por, ndërkohë, ata në fshtësi përpiluan planin e ndërhyrjes me forcë në ndërtesë, në mënyrë që të shpëtonin sa më shpejt jetët e pengjeve. Por ky plan kërkonte guxim dhe shpejtësi, sepse në katin e dytë ishin vendosur edhe ekipe të tjera olimpkie, midis të cilave edhe ekipi olimpik shqiptar. Ndërkohë, për këtë problem u njoftua menjëherë qeveria gjermane, e cila ia bëri të ditur qeverisë izraelite problemin e pengëmarrjes së atletëve në fshatin olimpik. Në këto çaste, terroristët palestinez e kuptuan hilen që po u bëhej dhe dilnin herë pas here në ballkonin e hotelit , duke qëlluar në drejtim të policisë gjermane dhe gazetarëve me zarfe, të cilat përmbanin lëndë të rrezikshme kimike tymuese. Mbas disa minutash, terroristët palestinez në hotel u erdhi lajmi i keq, ku thuhej se qeveria izraelite, me në krye Kryeministren Golda Meir, kishte refuzuar të plotësonte kërkesën e palestinezëve për të liruar shokët e tyre arabë nga burgjet e Izraelit. Në ato çaste , terroristët palestinez , duke parë situatën e krijuar dhe pa asnjë shpresë, e kuptuan që forcat speciale gjermane do të sulmonin dhe për të tensionuar edhe më tej situatën marrin e vrasin një prej atletëve izraelit që ishte marrë peng. Në këtë kohë, forcat speciale gjermane e kuptuan se terroristët palestinez, me vrasjen e njërit prej pengjeve, kërcënuan se do t’i vrisnin të gjithë pengjet e tjerë. Si rezultat i kësaj gjëndjeje të krijuar, ata vendosën të ndërhynin me forcë duke u mbështetur edhe nga snajperët e instaluar mbi tarraca për të zhbllokuar situatën . Ndërkohë, të tërbuar nga ndërhyrja e policisë gjermane, terroristët palestinez vendosën ta kthenin ngjarjen në një tragjedi. Ata i ekzekutuan me gjakftohtësi, të gjithë pengjet e tjera izraelite, duke e çuar numrin e të vrarëve në 11 vetë. Atletët hebrenj që u ekzekutuan në ato momente fatale për ta ishin David Berger, Ze’ev Friedman, Yossef Gutfreund, Elieser Halfin , Yossef Romano, Amitzur Shapira, Kehat Shorr, Mark Slavin, Andrea Spitzer, Yakov Springer, dhe Moshe Weinberg. Mbasi mbaruan veprën e tyre terroriste, pengmarrësit palestinez , të shoqëruar nga plumbat e pareshtur të snajperëve dhe forcave speciale gjermane, u larguan nga hoteli “Oledorf”, duke ikur në drejtim të Aeroportit të Mynihut, me qëllim për t’u arratisur nga Gjermania.

Përfundimi i situatës tragjik
Mbas kryerjes së aksionit terrorist të vrasjes së 11 pengjeve izraelit, terroristët e organizatës “Shtatori i zi “, mundën të largoheshin për në Aeroportin e Mynihut . Me të mbërritur atje, ata u gjendën nën rrethimin e plotë të forcave speciale gjermane, të cilat i urdhëruan terroristët të dorzonin armët dhe të mos lëviznin nga makina ku ndodheshin. Terroristët palestinez nuk pranuan të dorzoheshin te policia gjermane dhe nisën të bënin rezistencë, duke qëlluar me armë në drejtim të tyre. Si rezultat i kësaj, ata vranë një nga policët gjerman, që ishte më pranë tyre. Për t’i dhënë fund kësaj ngjarjeje tragjike, policët dhe agjentët gjerman nisën të qëllonin pa paralajmërim mbi makinën e terroristëve palestinez, duke i vrarë të pestë brenda në makinën e tyre.

Peshëngritësi shqiptar, Pampuri, në vendngjarje

Ndërmjet shumë sportistëve të fshtit olimpik, të cilët panë nga afër ngjarjen tragjike të pengëmarjes së kolegëve të tyre, ndodhej edhe peshëngritësi i njohur shqiptar Ymer Pampuri, i cili ishte fare pranë dhomës së ekipit izraelit.Dhe së bashku me anëtarët e tjerë të delegacionit olimpik shqiptar, ai e ndoqi nga afër të gjithë skenën tragjike të pengëmarrjes, e cila ndodhi atë ditë shtatori ku po zhvilloheshin Lojrat e XX-ta Olimpike. Një ditë më pas, Izraeli u tërhoq nga Lojrat Olimpike të Mynihut, ndërsa trupat e 11 atletëve izraelit u përcollen me nderime për në banesën e fundit, në atdheun e tyre, në Jerusalem. Një javë më pas, në shenjë hakmarrjeje, forcat e armatosura izraelite shkatërruan të gjithë strukturën e organizatës “Shtatori i zi “në Palestinë. Ngjarja tragjike e ndodhur në Mynih tronditi mbarë opinionin botëror, por më shumë atë e ndjeu regjimi komunist i Enver Hoxhës në Shqipëri, pasi veç të tjerash,Tirana zyrtare ishte ajo që mbështeste , ndihmonte , stërviste dhe financonte krerët e grupeve terroriste palestineze, ku shumë prej tyre i kishin bazat në Tiranë. Si rezultat i kësaj, vetëm disa orë pas njgjarjes së pengmarrjes në Mynih, me urdhër të Enver Hoxhës, si komandant i përgjithshëm, e gjithë ushtria shqiptare dhe strukturat e tjera të forcave të armatosura kaluan në gatishmëri luftarake Nr.1, si në rast lufte. Kjo gjë erdhi, pasi Tirana zyrtare i druhej ndonjë ndërhyrjeje të mundshme ushtarake nga jashtë, për vetë faktin se ajo strehonte dhe financonte terroristët palestinez.

SHKARKO APP