Për ata që kanë lindur në Berat

Nga Evdal Nuri

 Në prag të 73-Vjetorin të çlirimit, isha në Berat. Pas katër vjet e gjysëm luftë ndaj pushtueseve të huaj, në të gdhirë të 13 Shtatorit të vitit 1944 në Berat, ndriçoi dita e bardhë e lirisë. Forcat e Brigadës VII –të çliruan qytetin kryesor të Shqipërisë Jugut Beratin. Kjo brigatë u krijua nga bijët më të mirë të këtij qarku. Ajo i hoqi mundësinë armikut për të organizuar operacionin e Qershorit në drejtim të Jugut. Në betejën për çlirimin e Beratit forcat partizane humbën 30 partizanë trima, kurse armiku pati mbi 200 të vrarë. Berati është krenarë se i dha LNÇL, 320 bijë e bijat më trima. Isha e do të vete në qytetin që më ka lindur e rritur. Atje takoj kolegët e mi, Hysenin, Gafurin. Bujarin. Takoj shokët e fëmijërisë Lekën, Farukun. Takoj ish nxënës e mi, Shyqon, Ferdinandin e shumë të tjerë që më presim më respekt e dashuri. Atje kam varret e prindërve. Atje kam kujtimet më të bukura të fëmijërisë e rinisë! Vajta me entuziazmin se Gazeta prestigjioze “The Telegraph” publikoi disa kohë më parë një listë me 30 qytetet më të bukura në Europë. Lista është përgatitur nga një shoqatë japoneze e agjentëve të udhëtimit, ku janë paraqitur 30 destinacionet që nuk duhet humbur. Berati vlerësohet i dyti.

Kuptohet m’u bë qejfi, Për mua është i bukuri i dheut. E njoh mirë këtë qytet. S’ka lagje e shtëpitë që të mos kem shkelur. Punova 40- vjet s’i mësues. Ai më ka përgatitur me njohuri të tilla që më janë rrënjosur për vete e për t’ja transmetuar brez pas brezi nxënësve të mijë. Berati është pjesë e pandarë e jetës time, prandaj e dua kaq shumë!

“Mu kujtuan vargjet e artistit Meçan Toska. /Kush të pa e s’u hutua. / Kush te pa e s’u mahnit/ Gurë mbi gurë shekullor Burim rrjedhë e fisnikërisë. / I përkëdhelur jam me fat. Që kam lindur në Berat!”

Berati qytet turistik, i artit e i kulturës. Berati mbetet qytet tërheqës për vizitoret vendas, por sidomos për ata të huajt. Beratasit janë me zemër të madhe, bujar të sakrificës e mikpritës. Në vitin 1942 në Berat u vendosën jo më pak se 600 hebrenj. Mbi 50 familje të këtij qyteti, pritën, strehuan, ushqyen e fshehën hebrenjtë , duke i shpëtuar nga terroi. Asnjë i vdekur, asnjë i dorëzuar tek gjermanët! Të tillë ishin familjet e Isuf Qoljes, Qani Civesë, Hilmi Çipi e dhjetëra familje të tjera që i shpëtuan, duke rrezikuar jetën e tyre. Duhet theksuar se beratasit historikisht nuk e kanë pëlqyer kurbetin. Ata janë të lidhur shumë me familjen. Kohë më parë, një i huaj kishte nevojë për fuqi punëtore. Takon një beratas një shkodranë e nje korçarë. Secili paraqiti kërkesën e tij. Shkodrani i tha: “Unë vijë , por ka femra atje”? Korçari , sa do t’më paguash ? Beratasi se di sa larg është, por ,“vjen në darkë tek nënia”? Numëroheshin me gisht ata që ishin larguar nga Berati për të punuar gjetkë. Arsyeja (si thonë prindërit tanë ) ishte se ai vend, ajo tokë e ka mbajtur këtë popull, jo vetëm me prodhime, duke i krijuar një mirëqenie, por edhe me dashuri, mirëkuptim dhe harmoni. Gjatë viteve të diktaturës në Berat më tepër kanë ardhur banor se sa janë larguar. Beratasit e përsërisin shpesh se të ardhurit kanë bërë hajër në Berat. Më shumë gjënë nga Jugu. por sidomos nga zona e Skraparit. I tillë ka qenë e mbetet Berati. Beratasit janë të lidhur me qytetin e tyre , duke dëshiruar më të mirën. Unë sa herë qe jepet koha , them :”Pushoni të dëgjojmë është koha në kohën në Berat “ ? Duhet pranuar se në Berat kemi një emigracion të detyruar nga faktorë social – ekonomik që s’ka ndodhur në historinë mijëra vjeçare të tij. Këtu punojnë disa fabrika fasoni e kaq. Beratasit presin çdo të huaj me fjalët: “Mirë se vini në Berat”. Pedonalja ia shton bukurinë këtij qyteti të pazakontë. Berati është i bukur për të qenë përjetësisht i bukur! Berati muze përtej të kaluarës e të ardhshmes ka forcën e shekujve, pavarësisht problemeve që ka. Kur je në Berat të kap një joshje magjike duke të ftuar forcërisht të biesh në ëndërr e në çast s’do të duash të zgjohesh nga lumturia që ndjenë që je në Berat! Berati, qyteti i harmonisë fetare e qytetare. Kurrë në Berat s’janë vërejtur ndasitë fetare. Në këtë drejtim jap një shembull mjaft pozitiv për gjithë Botën. 3- Berati ka edhe probleme.

Kam shkruar dhe më parë. Do shkruaj, deri sa kjo situatë aspak normale të rregullohet. Bëhet fjalë për 300-400 m rrugë në hyrje të qytetit të Beratit. Këto e prezantojnë për keq qytetin e lashtësisë e mrekullisë çdo ditë në këtë rrugë të ngushtë s’i një tunel i ndotur kalojnë mijëra makina. Është e vemja që e lidh me qendrën e qytetit. Në të dy anët kemi jo më shumë se 15 pallate. Janë ndërtuar mbi 60 vjet më parë. Sovaja ka rënë. Lyerjet janë venitur nga koha. Kur kalon të duket sikur kalon në një lokalitet e jo në qytetin që do të befasohesh kur do ta vizitosh! Flitet shumë që kjo qeveri i ka për zemër “fasadat”! Do të ishte në nderin e saj t’i jepte ndonjë bojë e ajo të kthehej në një “fasadë” e bukur. Është domosdoshmëri zbukurimi i hyrjes të këtij qyteti ku çdo ditë e vizitojnë qindra turistë. Dy fotot tregojnë kontrastin e qendrës së qytetit dhe hyrjes së tij! Shumë keq dhe e pafalshme për drejtuesit e qytetit!

Beratin e turpëron dhe mbetjet që derdhen Lumin Osum. Pamja që të ofron lumi Osum është e trishtë, pasi deri tani asnjë institucion nuk po merr masa për pastrimin e tij. Ka trajtim të diferencuar ndaj lagjeve. Në lagjte” Vakëf “e “30-Vjetori “ janë bërë investime , kurse “Dëshmorët e Kombit e “ Çlirim” janë lënë në haresë. Dekada pa asnjë investim. Në dimër rrugët baltë , kurse në verë të mbyt pluhuri. Kjo më e theksuar tek zona për rreth ish konviktit të vajzave. Ka ardhur koha që pushteti vendor e ai qendror t’a trajtoi më me dashamirësi këtë qytet të rrallë nga historia, arti e kultura.

Malli i të larguarve është i pa treguar. Takova ish nxënësin tim R. Kazazi. Ka vite që banon në Amerikë. Çdo vit pushimet i bënë në Berat. Vij këtu më tha , “karikohem” e largohem. Largohem me mall, por dhe i dëshpëruar. Në formë Berati ka ndryshime, por përmbajta është dëshpëruese. Shoh njerëz shumë të varfër. Ashtu s’i i lash vjet, i gjeta sivjet! Berati më tepër duhet të ishte ndihmuar nga qeveria e pushteti vendor. Duhet theksuar se Berati është bastion i të majtës. Interesant është se pushteti qendror me atë vendor në Berat kanë qenë të kryqëzuar. Tetë vjet që pushtetin e kishte PD pushtetin vendor drejtohej nga PS. Berati u la në haresë. Gjatë gjithë kësaj kohe u pa me syrin e “njerkës”. Edhe pse Bashkia bëri përpjekje për rregullimin e situatës, u dënua duke mos u ndihmuar me fonde. Dy vjetët e fundit të qeverisjes socialiste, kur të dy pushtetet i kishin socialistët u punua mjaft, fjala vjen “Pedonalen” e në shumë drejtime të tjera. Këto janë të prekshme. Por “Kusuret “ s’iu ndanë. Bashkinë jo vetëm të Beratit, por dhe më gjerë tani e ka LSI. Ajo ka trashëguara dhe votat e PS. Mirëpo, tani është në opozitë më PS. Luftën e bëjnë partitë, harxhet i paguan populli! Në këtë drejtim Berati është fatkeq. Ditët që qëndrova pash shumë fytyra të panjohura. Një ditë po pija kafe me dy shokë , mësues të vjetër. Afrohet një person e pyeti: “Nga e kemi këtë shokun?”. Qesha dhe ia dhashë përgjigjen. Jam nga Berati. Kam jetuar 60 vjet këtu. “Por ty nga të kemi?”. “Jam nga zona e Tërpanit , por kam disa vjet që banoi në Berat”. Kudo në Shqipëri, por dhe në Berat është zbatuar parulla kineze: “Fshati të rrethoi qytetin”. Tek ne e ka pushtuar e jo rrethuar. Berati ka një traditë të mirë. Mbrëmjeve bëjnë xhiro s’i që moti, në shëtitoren e re e të bukur. Më tepër të rinj sa të moshuar. Të pakët ishin ata që përshëndetnin. Shumica të ardhur nga zonat për rreth. Çdo beratas kudo qoftë e ka për detyrë për të vendosur një gurë në kalanë 187 m. Për ta rindërtuar përsëri s’i ka qenë, kështjellën e historive të mëdha dhe e vetme e banuar në Ballkan me vlerat e shquara, artistike e kulturore. Edhe pse Berati ka shumë halle, të gjetura e të mbetura unë e dua shumë e shpesh kujtoj vargjet e mësuesit të palodhur A.Nurellari, që s’ka lënë fshat në zonën e Tomorrit pa mësuar dhe edukuar brezin e ri. “O Berat tek ty kam lindur./ Sa të jem, e sa të rojë./Sikur Botën të ma falin/Unë me ty kurrë nuk do ta ndërroj”.

 

SHKARKO APP