Për gjysëm shekulli asgjë nuk ka ndryshuar…

Nga Zef Preci

Ne vitet e regjimit komunist, sigurimi i pajisjeve shtepiake baze si lavatrice, frigorifer apo televizor, ishte i mundur vetem nepermjet autorizimeve te cilet ndaheshin periodikisht ne qendrat e punes. Kjo sepse prodhimi psh i aparateve marrese televizive (ne fakt vetem montimi) behej me plan dhe per rrjedhoje edhe shperndarja ishte e tille.

Kuptohet qe ne shperndarjen e autorizimeve drejtuesit e qendrave te punes benin perpjekje per te ruajtur disa ekuilibre te brendshme midis punonjesve te organizuar ne radhet e PPSH dhe atyre jo-antare te saj, punonjesve te prodhimit (perndryshe “klasa puntore”) dhe administrates (perndryshe “burokracia”), punonjesve te rinj dhe atyre ne prag te pensionit, etj.

Megjithate nuk mungon edhe pakenaqesite dhe qejfmbetjet ne ndarjen e autorizimeve per t’u pajise me televizor. Ndarja e autorizimeve behej ne prag festash si Viri i Ri, festa e clirimit, 1 Maji, etj. Keshtu ndodhi njehere edhe ne Univesitetin Shtetetor te Tiranes, Sekretar i Komitetit te PPSH te cilit ne vitet 70-te shekullit te kaluar ishte shoku Deko Rusi, nje personazh i ditur dhe i respektuar i kohes.

Kaldaisti i Universitetit, si personifikim i “klases puntore”, megjithese kishte aplikuar per autorizim, doli duarbosh dhe shume i revoltuar troket ne deren e sekretarit te Komitetit te PPSH te Universitetit. Pa pritur lejen e sekretares hyn ne zyren e shokut Deko dhe i zbraz me ze te larte pakenaqesine e tij per mohimin e te drejtes se “klases puntore” per te marre aparat televizori… Shoku Deko, qe shquhej per humorin e holle dhe aftesine per te dale nga situatat delikate, nuk e lejon kaldaistin te vazhdoje gjate me ankesen e tij dhe i kthehet:
– E per c’fare shqetesohesh ti, perfaqesuesi i klases puntore ne Universitet, per nje kuti televizori? Por ti ke fabrikat, ti ke uzinat, ti ke kombinatet, ti ke hidrocentralet, e mbi te gjitha ti ke pushtetin…”

E keshtu gradualisht e nxorri kaldaistin nga zyra dhe e percolli deri ne krye te shkalleve prej nga mori rrugen per poshte i lumtur me shpjegimet e Sekretarit te Komitetit te PPSH-se. “Fundja, c’vlere kishte nje kuti (televizori) kur ke gjithcka e mbi te gjitha pushtetin – u bind perfundimisht kaldaisti i gjore…” (Mbi godinat qendrore administrative llamburiste slogani: “Pushteti buron nga populli dhe i takon popullit!”)…

Pak a shume si socialistet ne ditet e sotme qe votuan me 2013 dhe 2017 dhe timonin e tepsine ja dhane Rilindjes, ndersa ata kane “…fushat e gjera me lule…”, kane pushtetin…” Nje arsye vertet per te qene te lumtur shqiptaret ose fundja per t’u ndjere cdo dite te vitit “me pushtet” te pakten sa kaldaisti i Universitetit gjysem shekulli me pare, pak a shume si me 1 Maj apo 1 Prill, kjo pak rendesi ka…

SHKARKO APP