Për herë të parë meshkujt bëhen nxitës tifozësh

Nxitësit e tifozëve meshkuj do të përformojnë për herë të parë në histori për skuadrën NFL. Por do të jenë pranë femrave.

Tre djem iu bashkuan skuadrave të nxitëseve së Los Angeles Rams dhe Neë Orleans Saints për sezonin 2018, që fillon ndeshjet këtë fundjavë.

Kërcimtarët Quinton Peron dhe Napoleon Jinnies iu bashkuan Rams në Mars dhe janë stërvitur me vajzat për performancën e tyre të parë.

“Ende nuk e besoj se jam një ndër meshkujt që hyn në histori pasi është nxitës tifozësh në NFL. Mbështetja dhe dashuria e gjithsecilit është një cmenduri”, shkruajti Jinnies në Twitter.

Ata kanë kërcyer gjithmonë, por ëndrra e tyre më e madhe ishte të bëheshin nxitës tifozësh dhe këtë e realizuan. Djemtë u bënë pjesë e skuadrës, pasi kryen audicionet dhe triumfuan ndaj 74 konkurentëve.

SHKARKO APP