Për herë të parë një festival për fëmijët me probleme mendore

Poeti Hussain Manawer dhe aktivisti i shëndetit mendor po organizon festivalin e parë për të rinjtë që kanë probleme mendore në Britaninë e Madhe. Nuk dihet ende data e saktë se kur do të realizohet.

“Hussain’s House Live” pritet të jetë ngjarja më e madhe e këtij lloji, duke mbledhur 1300 studentë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar për të trajtuar fenomenin rreth bullizmit, vetëbesimit, depresionit dhe ankthit.

Aktivisti do të flasë me persona me famë si aktori amerikan Jay Ellis dhe aktivistin Issa Rae.

Najwa Zebain, një poet kanadez, i përfshirë në lëvizjen #MeToo do të jetë pjesë e festivalit në Londër.

Festivali i ka dyert e hapura për të gjitha shkollat, kolegjet dhe grupet e të rinjve në Mbretërinë e Bashkuar dhe do të transmetohet live në Twitter.

SHKARKO APP