Për herë të parë Trupa e Baletit të TKOB, tur në Serbi

Trupa e Baletit të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor do të jetë në datat 08,09 dhe 10 prill 2016 për herë të parë pjesëmarrëse në një turne në tre qytete të Serbisë; Beograd, Novi Sad e Nis. Trupa jonë do të prezantohet me pjeset kontemporane “La Stravaganza&Noces” të koreografit A.Preljocaj.

Pjesëmarrja në këtë tur realizohet në kuadër të “Festivalit të 13 të Dansit “ një nga eventet më të rëndësishme të llojit të vet në Serbi e më gjerë, ku kanë rastin e shansin të prezantohen në kontekst botëror tituj dhe emra të njohur të fushës së dansit.

Gjatë viteve këtu janë performuar rreth 200 pjesë koreografike krijuar nga koreografët më në zë ndër vite. Programi i pasur  dhe prezantimi I nje estetike te re ne fushen e dansit kanë bërë që numri I audiencës te jetë gjithnjë në rritje.

Ftesa për pjesëmarrje vjen nga Z.Dejan Savic, Drejtor i Përgjithshëm i Operas Nacionale të Beogradit, i cili erdhi në Shqipëri me ftesë nga Z.Kerni në cilësinë e dirigjentit në koncertin Simfonik realizuar ne Tkobap më 26 shtator 2015

Edhe pse ka qene prezente shume here jashte vendit me shfaqje te ndryshme, ky turne perben nje ngjarje te rendesishme në aspektin e bashkëpunimit dhe shkëmbimeve ne art e kulturë, iniciuar rishtas mes 2 vendeve. Madje një nga nismat kryesore të Teatrit është zhvillimi I dialogut kulturor për ndërtimin e një klime të qëndrueshme bashkëpunimi kulturor në nivel rajonal.

SHKARKO APP