Për këtë arsye, çokollata jo një ide e mirë për ta konsumuar përpara gjumit

Dy ekspertë përmendin ushqimet më pak të sugjeruara për t’u konsumuar direkt para gjumi dhe të dy bien dakord se çokollata nuk është një ide e mirë. ”Unë mësova të mos ha çokollatë pas orës 5 pasdite, vetëm pasi e pësova”, thotë mjeku Erin Strokes.

Çokollata e zezë konsiderohet si me më shumë përfitime shëndetësore dhe përmban antioksidantë që mund të ndihmojnë në uljen e stresit duke ulur nivelet e kortizolit, është mirë që sidoqoftë, ta hani si “ëmbëlsirë dreke”.

Çokollata përmban kafeinë, e cila e bën të vështirë të biesh në gjumë dhe të bën të mos shkosh në fazat e gjumit të thellë që të duhen, për të ndjerë se ke pushuar vërtet. Sigurisht, ngrënia e disa katrorëve me çokollatë të zezë nuk është saktësisht e njëjtë konsumimin e një pijeje energjike para gjumit për shembull, por njerëzit mund t’ia ndjejnë efektet.

Stokes thotë se në përgjithësi është më mirë të ndaloni të hani të paktën tre orë para gjumit, duke i dhënë trupit tuaj kohën e duhur për të tretur ushqimin para se të shkoni në shtrat.

SHKARKO APP