Për ku janë nisur socialistët që në 04:00 të mëngjesit? (FOTO)

Një udhëtim me avion, që prej orës orëve të para të mëngjesit të sotëm, kanë ndërmarrë disa përfaqësues të Partisë Socialiste.

Udhëtimi i tyre që ka nisur që në orën 04:20 minuta të mëngjesit të së premtes dhe siç duket në udhëtimin me avionin e linjës ”Australian Airlines” janë pjesë ish-ministri i Shëndetësisë, njëherësh deputet i PS, Ilir Beqaj, ish-ministrja dhe deputetja Eglantina Gjermeni, dhe ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Blendi Klosi.

Ata po udhëtojnë nga Tirana drejt Vjenës por nuk dihet nëse është një destinacion transit apo jo. Sipas ”Politiko.al”, Klosi dhe Gjermeni udhëtojnë me ”Business Class” në avion.

 

SHKARKO APP