Për Muçin dhe Vojsavën e Skënderbeut (në libër tani)

Nga Edmond Arizaj- 

“Nena e Skenderbeut ishte me origjine serbe”. Keshtu vijon te perplase kembet ne toke Mustafa Nano, edhe ne nje liber botuar se fundmi ku hedh idete e tij, mendimet, shkrimet, referimet… Si quhen keta lloj librash?! Nejse, gjithkush eshte i lire te beje cte doje, edhe te deliroje (shumica e shqiptareve e bejne).Edhe te flase dhunshem, kunder Berishes, Rames, Metes, Hoxhes, Zogut…Por deri ketu.

Duhet vene nje kufi, ndoshta me ligj per ata qe nuk kane kufij nga vetja, apo u duket mendja e tyre me e hapura se e gjithkujt tjeter, (madje edhe se atyre historianeve, qe jane me nje barre mend dhe vec nenqeshin), qe marrin persiper te sulmojne e denigrojne figurat kombetare (Mos te harrojme se cfare degjojme e lexojme per Skenderbeun dhe Ismail Qemalin psh). Dakort, te zgjuarit jane plot dyshime, te marret nuk kane.

Kthehemi tek nena e Skenderbeut dhe Muci. Ajo mund te ishte edhe indiane. Po mund te ishte edhe romake. Mund te ishte edhe turke. Po si mor burre mund te flasesh me siguri, per dicka qe nuk mund ta dokumentosh, se nuk po them te gjesh certifikaten e lindjes. Thua e kane shkruar Marin Baerleti e Muzaka. Po pse nuk thua psh: Por po ashtu Gavril Dara i riu ka shkruar qe Mamica eshte nga fis shqiptaresh, dukagjinasish. Ku e dime ne qe Barleti e Muzaka nuk e kane shkruar ate per te ndihmuar, a per te futur ne sherr, a thjeshte ja ka fut kot. Apo te thuash qe “Tribaldet” disa i cojne edhe diku nga Maqedonia e Bullgaria. Sepse sic e ke lene ti, i bie qe sikur sot te shkruaje dikush ne nje liber, Muci eshte alien, pas 200 vjetesh kjo te behet aksiome.

Pervec kesaj, ne perpjekjet e lavderushme per te ngjare si korifejte tane te publicistikes, duke shkruar, debatuar, duke lexuar, duke u perpjekur edhe me libra, mos valle ke harruar dicka thelbesore: ata kurre nuk falen asnje figure qe mund te zinte sadopak vend ne librin tone kombetar te historise. Edhe nese kane ditur gje, kane heshtur (hipoteze, meqe s’kane shkruar gje). Muci, ti nuk je historian. Nuk je i fushes. Nuk e di i kujt fushe je, por i kesaj jo.

Nuk mund te besh sikur s’eshte nje gje e madhe kjo qe the dikur dhe tani e le dhe me liber. Nuk mund ta mbulosh me “mendjen e hapur” apo ku di une paqtimin qe duhet te kemi me serbet. Ti je, po marr guximin ta percaktoj, publicist, je perfaqesues, po e marr dhe kete guxim, i opinionit publik, pra ti krijon opinion, perpiqesh te pakten.

Cili eshte opinioni kur ti kembengul me sa mundesh te besh serbe nenen e Skenderbeut, heroit te kombit tend, te cilen ende nuk e kane bere 100 perqind vete serbet, sepse nuk gjejne dokumenta. (Per lahuten qe u shpall pasuri kombetare e Serbise i kane gjetur). Kam frike se pas ca kohesh, me heroin tone, do behet e njejta “lufte” sic behet per Aleksandrin e Madh. Ka pasur nenen nga Shqiperia…

Ti si mendjehapur do thuash, qe ballkanasit keshtu jane. Po Muc. Ballkanasit luftojne perhere edhe per heronjte, madje edhe per ca gure e shkembinj, kaq shume e ngaterruar eshte kjo pune prej shekujsh. Vecse njeriu vendos se anen e kujt do te mbaje ne kete beteje, qe prej vitesh behet pa topa e pa shpata. Nese nuk ben dot mire, te pakten mos bej keq.

As nuk guxoj te mendoj se kjo eshte dicka e stisur. Me shume e marr si nje kokderrllek tendin, per dicka qe e ke lexuar diku, te ka pelqyer dhe tashme e mbron sepse te jep dhe kenaqesine e te qenit ne syrin e ciklonit. (E kam menyren e krahasimit ne fakt, por nuk do e bej)…Ti e sheh se cpo ndodh me 29 nentorin, vec pak vite larg dhe me deshmitare akoma gjalle e me dokumenta ne duar. Ndaj, kur nuk di gje me siguri, me studim, me hulumtim, me shkence pra, me mire mos fol, e aq me shume mos shkruaj. Mjafton agresiviteti dhe mundesite e serbeve dhe grekeve ne kulture, histori, diplomaci, ekonomi e kudo. S’ka pse u japim dhe ne nje dore.

Gjej ndonje provokim tjeter Muc, ne “sproven” e radhes. Mos harro, edhe kur ndonjehere te jemi te gjithe ne Bashkimin Europian, prape ne Ballkan do te jetojme dhe po ballkanas do te jemi. Nuk ka te beje me mendjehapur a mendjembyllur. Ka te beje me dominance dhe me mbijetese. Cfare ka ndryshuar tek greket nga gjithe keto dekada qe jane ne BE?! Muci, Shqiperia qendron me larte si interes se cdo liber, provokim, apo gjetje publicistike vetjake.

SHKARKO APP