Për nacionalizmin e keq Ballkanik në futboll

Nga Ilir Muharremi-Po e nis këtë shkrim me folklorin tonë nga i cili s’mund të dalim, nga i cili s’mund t’i lëkundim rrënjët, nga i cili u rritëm, jemi dhe vazhdojmë ta kultivojmë. Shtrohet pyetja se a e përdorim në moment të duhur, aty ku bota i ka sytë, e jo të te rrënjët, por te ardhmja,e ne e kthejmë botën në të kaluarën, jo primitive sepse bërja e figurës së Shqiponjës nuk është primitive, jo, por veprim në kohë jo të duhur. E kuptoj, ishte emocion sepse nacionalizmi nuk na lejon të shkojmë më tutje. Nuk jemi më të mirë se serbët, jo. Ata ende jetojnë në mesjetë, i ringjallin ikonat, frymojnë me to. E ne, përmes futbollit Xherdan Shaqiri pasi shënoi golin e dytë, ju drejtua tifozëve serb me figurë të Shqiponjës. A mundi ta mbaj kokën lartë në mes të fushës kah Zoti dhe qielli, e ta shfaq këtë imazh? Natyrisht se po. Qëllimi qe te provokimi i serbëve të cilët mezi e prisnin sepse ata vet provokojnë dhe shfaqin emocione groteske e mistike për imagjinatën e tyre. Përformanca skulpturë u bë në sytë e krejt botës dhe goli u identifikua si për Kosovën e jo për Zvicrën.
Jemi pak tradhtarë, jo pak, po shumë, sepse harrojmë atë çfarë na japin dhe çfarë na zhvillojnë,( vend ku janë rritur, edukuar dhe aftësuar profesionalisht, nënshtetas të të cilit janë futbollistët) ne kthehemi te rrënjët, imagjinatë e poshtër Ballkanike e cila nuk e sheh të ardhmen kolektive, globale, ndriçuese, zhvilluese, por të kaluarën e zymtë, të gjakut, të vetëmburrjes, të krijimit të historisë pa arkeologji, vetëm thurje letrare. Përse kështu?
Të rritur me emocione folklorike, në Oda, dhe Legjenda për Shqiponjën, pa Biblioteka, dhe normal që veprohet kështu. Nuk po them me urrejt vendin tënd, e as mos me përbuzë patriotizmin, historinë e arkeologjinë, por të veprohet me mirësjellje sepse s’jemi serb e pak na ka dalluar atë natë me serbët. Serbët shënuan dhe nuk i ngritën tre gishta, nuk bën figura historike e as të flamurit e as të ikonave. Ata më demokratë se na? Më afër botës se na? Çfarë i dallon ata? Biblioteka. Por, edhe ndonjë Shqiptar i Shqipërisë sikur të shënonte nuk do ta shfaqjet folklorin dhe nacionalizmin sepse Shqipëria është ngopë me Biblioteka e ne kosovarët vuajmë nga sindroma e mos dijes dhe leximit.
Unë isha në Tiranë kur i pashë dy gola dhe në Shqipëri nuk kishte nacionalizëm. Pak kush reagoi. Rrjetet sociale në Kosovë u mbushën me nacionalizëm. Komplet ishin nacionalistë më keq se serbët u bëmë ne. Në sytë e botës u bëmë më keq se këngëtarët radikal serb Riblja Corba. A jemi ne kështu? Jo nuk jemi. Shqipëria nuk është, Kosova doli që është. Serbët kudo fyejnë shqiptarët edhe futbollistes dhe kjo dëshmoi në Beograd kur u ndalua loja. Ne s’jemi kështu, jo s’jemi si serbët. Përse po i imitojmë serbët me nacionalizëm në sy të botës. A vuajmë nga ky kompleks që jemi inferior sa i përket patriotizmit? Nuk e besoj. Nga djepi jemi ngop me patriotizëm. Nuk na duhet kjo në fushë. Jo. Përse edhe ne urrejmë si serbët? Urrejtja çka është? Na kthen në fëmijëri, brenda një kolektivi vëllazëror, nga i cili tentojmë të veçohemi, por ne mendojmë se plotësohemi duke urrejtr. E ndjellur nga të vjetrit. A fitojmë? Jo, fitojmë kur e duam armikun e jo kur e urrejmë. E çfarë bëjmë ne, poshtërojmë armikun-serbët, duke menduar se i sfidojmë. Por, ata këtu nuk u bën të urryer. Ne dolëm në sy të botës si nacionalistë. Të gjithë thonë se u bë shqiponja në sy të lojtarëve, simpatizantëve serbë dhe botës. Po. Ekziston edhe përshëndetja serbe me tre gishta, që serbët me krenari e përdorin gjatë gjithë kohës (edhe pse përdorej edhe nga nazistët dhe nga Ustasa kroate). Është parë gjithashtu si një gjest që nuk mund të ofendonte askënd. Në fushë nuk u bë kjo. Më shumë se 100,000 vetë në Bosnjë dhe të paktën 11,000 shqiptarë të Kosovës u vranë nga ajo që simbolizojnë këta tre gishta. Ende ka rreth 10,000 njerëz që janë të zhdukur nga luftërat të cilat Serbia i udhëhoqi nën Millosheviçin dhe përshëndetjen me tre gishta. Por kush mund të jetë i ofenduar nga kjo? Përse Fifa të merret me këtë, kur futbolli është sport dhe art. Arkivat e luftës dihen dhe fajtorët poashtu.
Sa janë nacionalistë Xhaka dhe Shaqiri? Zvicra nuk të mëson për nacionalizmin, nuk duhet ta kishin një prirje ata, dhe pika e dobët Ballkanike triumfojë te ata, Zvicra mesiguri se nuk e pëlqen një gjest të tillë. Odat, djepi, kullat, gjaku, janë faktorë që ata u shfaqën si nacionalistë të tërbuar të pa kontrolluar atë natë në sy të botës. Nëse nuk do e bënin shqiponjën do të ishin dëshmuar më profesionistë aspak nacionalistë, ose Shqiponja pa dedikime, vetëm shpirtërore, por ajo morri drejtim direkt serb. A dëshmuan profesionalizëm shpirtëror? Jo. Nxitën urrejtje dhe treguan origjinën e keqe Ballkanike. Flakë, dhunë, vrasje dhe tmerr. Më mirë të kishin bërë figurën e paqes.
Presidenti Hashim Thaçi e quajti shqiponjën si simbol që nuk ka vrarë njerëz. Sa naive kjo, të gjithë e dimë se një shpend nuk mund të vras njerëz. Por, e ke në flamur të Shqipërisë dhe kjo nxitë urrejtje sepse në momente gëzimi njerëzit i ngritin duart pa kontroll përpjetë reagojnë, ndërsa nuk mendojnë për figura historike në këto momente.
Të hënën, komiteti disiplinor i FIFA-s, gjobiti Xhakën dhe Shaqirin me nga 10,000 franga zvicerane për festimet e tyre, duke i cilësuar ato si “sjellje josportive”. Por FIFA nuk vendosi për masa tjera më serioze, siç është ndalimi i lojtarëve për lojërat e radhës. Edhe kapiteni zviceran, Stephan Lichtsteiner, u dënua me 5,000 franga për shkak të shqiponjës.
Shqiponja u bë dënim dhe pengesë, nuk është pengesë, por duke parë Evropën e ndikuar nga SHBA-të e cila tenton një bashkë jo nacionalistë, normal që është pengesë. Me nacionalizëm mbetesh fukara dhe i vetmuar.
Megjithatë, Serbia u nda edhe më keq për sa u përket financave. Federata e saj e futbollit u gjobit me 54,000 franga zvicerane për shkak të banerëve diskriminues të fansave dhe mesazheve e hedhjes së gjësendeve në fushë. Presidenti i Federatës serbe, Slavisha Kokeza, dhe trajneri i ekipit kombëtar, Mladen Krstajiq, u dënua me nga 5,000 franga zvicerane për komentet e tyre pas ndeshjes.
Përse Shaqiri bëri Shqiponjën, kjo ka të bëj me historinë familjare të tij. Familja e Shaqirit u largua nga Kosova pasi babai i tij u lirua nga një burg serb, ku ai ishte mbajtur si i burgosur politik për vite dhe ishte rrahur nga policia serbe. Familja e Xhakës u largua nga Kosova dhe u vendos në Basel në Zvicër, ku ka lindur ky lojtar. Emocionet e pakontrolluara dhe ferri i tyre i brendshëm, drama u shfaq në momente gëzimi. Ata e panë familjen si viktimë të dekadave të regjimit, por bota përse ta shohë këtë në skenën e futbollit kur emocionet janë më shumë pas topit dhe përformancës sesa vuajtjeve politike.
Shqiponja jonë si vuajte e jona. Shumë njerëz të pafajshëm ka humbur jetën për të dhe shumë na sulmojnë për të. Kjo shqiponjë i kupton ndjenjat tona, ne e duam , por i urrejmë të tjerët përmes saj. Ky është Ballkani.

SHKARKO APP