Për “papagajtë” që nuk meritojnë koment

Nga Tritan Shehu –

Një komunikim ndaj nje grupi “papagaje”, te cilet nuk e meritojne tu drejtohem!
Qe mbreme konstatoj se nga disa deshtake, qe duan te behen protagoniste apo te bejne “kariere” mbi shpifje a amplifikim te tyre, ka filluar nje fushate e dirigjuar genjeshtrash e mashtrimesh ndaj meje.
Behet fjale per nje trasformim monstruoz per cfare une kam publikuar si homazh per 30 misionaret shqiptare, qe vullnetarisht kane shkuar ne Italine mike.
Cuditerisht e filloi kete spekullim Z.Perparim Kabo, por qe realisht shpejt e kuptoi cfare po bente, duke u terhequr e publikuar nje ndjese publike ndaj meje.
Sot ve re se kjo specie servilesh e genjeshtaresh vazhdon ta perdore ate per te cilen Perparimi me ka kerkuar disa here falje, duke e gjetur te publikuar edhe ne Agjensi Shteterore lajmesh, gje qe perben nje shkelje ligjore.
Per korrektesi po ju ve ne dispozicion publikimin tim te dates 28\03 ora 18,18 te cilin keta tellalle duan ta transfomojne katerciperisht, si dhe ndjesen e publikuar mbreme nga Z.Kabo.
Lexim e gjykim te mbare nga ju vete!

SHKARKO APP