Për Shqipërinë, kupola e San Gaudenzio ndriçohet me ngjyrat kuqezi
Në nder të tragjedisë që ka gjunjëzuar Shqipërinë, monumenti simbol i qytetit të Novarës, kupola e San Gaudenzio është ndriçuar sonte me ngjyrat e flamurit shqiptar në shenjë solidariteti e respekti ndaj popullit tonë në këtë moment të vështirë që po kalon.
Për 3 ditë rresht ngjyrat e Shqipërisë do të ndriçojnë monumentin kryesor të këtij qyteti ku jetojnë rreth 5 mijë emigrantë shqiptarë.
Ndërkohë në Piazza Duomo në Milano, emigrantët shqiptarë bënë homazhe për viktimat e tërmetit me qirinj e flamuj shqiptarë.