Për të gjithë paragjykuesit dhe diskriminuesit… LIRIA jeme s’ju fal!

Në Ditën Ndërkombëtare të Vajzave, që ishte dje, një vajzë e re nga Shkodra ka bërë një shënim mjaft interesant në rrjetin social, Facebook dhe që redaksia e Koha Jonë mendoi se realisht ia vlen të shpërndahet edhe në portalet online, si zgjim vullneti a këmbanë lirie. Jo në shenjë solidarizimi, as rebelimi, por refleksioni për jetën, veten dhe të vertetën… përballë të ashtuquajturave parime, që “tradita e kotësisë” shpeshherë të dikton, Ada Halilaj në këtë postim nuk bën asgjë tjetër, veçse pohon atë çka është – vetja.

Më poshtë po ju postojmë “zërin” e saj, që me siguri është edhe zëri i mijëra të tjerave e që sidomos ditën e sotme po jehon nëpër profile të shumta përdoruesish të Facebook. Një shënim që ia vlen, për të gjitha vajzat që ndjehen të detyruara të përshtaten për hir të disa rregullave absurde… jetoni jetën tuaj pa frikën e paragjykimit. Vetëm atëherë do ndjeni që po merrni frymë lirisht…(a.gj)

 

 

Nga Ada Halilaj

Per tana heret qe me keni thane:

-Ule zanin se je vajze.

-Mos udheto vetem se je vajze.

-Ky fund asht shume i shkurter per ty.

-Si vajze qe je duhet me e ul kryet kajhere.

-A kujton qe ke me e ndrru boten ti? S’mundesh, se je vajze.

-Vajzat kane lind ne shpi te huej e shkojne ne shpi te vet. Vendi jot asht te burri.

-Ca duhesh nese s’bahesh nane? Nese s’krijon familje?

-Don me mbajt mbiemnin tand mbas marteset? Marre e turp.

-Tatuazhet nuk i kane hije vajzave.

-Djali lahet ne nji luge uje e ti jo.

etj…etj…etj.

Pergjigjja jeme asht ne kete foto.

Kambet e mia kane vrap e zemer. Une shkoj aty ku rrin lumtunia jeme, jo e juaja.

Une kam zgjedh vedin. I kam besu vedit. Guret e botes s’me kane vra asnjihere. Nuk e kam qujt mallkim te kenunit vajze e sot gru. Jam rrethu me trupin tem, me bindjet e mia, me guximin tem. Ju kam lane jashte edhe atehere kur m’keni etiketu si e eger, e pabindun, e marre. Sepse une jam gjithcka nji njiri asht. Une jam stine ne çelje. Gjaku jem vlon. Jam ajo qe qeshi, lodhem, permbahem, e teproj, bertas, vetmohem, luftoj, gzoj e tkurrem. Jam njeriu i tana permasave e formave.

Nuk kam pse me e valevit lirine teme si flamur ne qiellin tuj te vdekun. S’kam pse rrefehem te asnjeni prej jush. S’kam pse kerkoj ndjese per rebelizmin tem. S’kam pse ndalem. S’kam pse ekspozohem. S’kam pse ndjeku e pranoj sublimisht spektaktin tuj tragjik. S’kam pse pershtatem, kur pershtatja asht shpikja e re me na mbajt urte e bute mbas hekurave.

U dashka qe me heke dore prej te drejtave te mia, sepse Ju e Tradita keni ba pakt mbas kurrizit tem? Kurre!

Cdo vajze meriton me u ba gruja qe ajo vendos.

Cdo vajze ne bote, shtepijake, deputete, e papune a ne kulm ne karrieres, e zeze apo e bardhe, nane ose jo, meriton respekt per jeten se ciles ka zgjedh me iu dhane (ngjan apo s’ngjan me ju). Respekti nuk asht zgjedhje. Asht i detyrueshem, jo vetem per te suksesshmit, por edhe per ata qe fjalen sukses e zberthejne ndryshe!

Suksesi nuk jane diplomat, kontoja ne Banke, familja e persosun. Keto jane zgjedhje (kenaqesi natyrisht) por jo urdhnime.

Suksesi asht mos me u perkul.

Suksesi asht me e msu dashnine tuj fillu te vetdashnia.

Mos me u shtyp prej askujt e mos me shtyp askend.

Suksesi asht me i ndejt i vertete te vertetes. Me ba ma te miren qe mundesh. Me kene Njeri, mbi cdo tjeter rol qe te zgjatet.

Sot, per mu, NUK asht dita nderkombetare e vajzave.

Sot asht dita nderkombetare e atyne burrave e grave, paragjykues e diskriminues, qe jane mundu me na i pre krahet e me na i shkurtu rruget, duke e ba gjinine tone peshe nderi.

Liria jeme s’ju fal.

#istandwithgirls

SHKARKO APP