Përdhunuesit e dinë se çfarë forme ka vagina!
Nga Mentor Kikia-
Abuzimi seksual i një maniaku që shërbente si roje në një shkollë në Tiranë, nxiti me të drejtë një reagim masiv qytetar, që u shoqërua edhe me një marshim në kryeqytet, ditë e enjte. Ajo që ra në sy në këtë marshim ishte përdorimi, ndoshta deri në ekzagjerim, i pankartave dhe simboleve seksiste.
Nuk bëj pjesë tek njerëzit që duan ti gjej një “vegjë” çdo gjëje, por mu duk më shumë si ato marshimet feministe të viteve ‘60 të shekullit të kaluar, për të drejtyat e grave sesa një marshim qytetar kundër dhunës ndaj femrave dhe fëmijëve në veçanti.
Parrullat dukej sikur synonin të shembnin ca mite, për të mos patur turp të flasësh apo të promovosh edhe organet seksuale. Më shumë sesa këto simbole, mendoj se kauzës i duhet një gjë shumë më e madhe: Vigjilencë popullore dhe kurajë qytetare!
Ju duket si diçka koministe kjo “vigjilenca popullore”? Nuk ka lidhje me vigjilencën ndaj armikut të brendshëm, por vigjilencë dhe reagim ndaj atyre që demonstrojnë shenja të pedofilëve apo maniakëve seksualë.
Psh:
Nëse në një park fëmijësh, diku në Perëndim, një grua do të shikojë një burrë që i shikon fëmijët ne mënyrë jo të zakontë, apo joshëse, e dini çfarë do të bëjë? Do të marrë fëmijën e saj me vrap dhe do të njoftoi policin e parë që shikon “për një burrë me sjellje të çuditshme”. Nëse një prind do të shikojë një burrë që bën lëvizje të të dyshimta pranë një shkolle, menjëherë do të njoftojnë policinë.
Nëse në një lagje, komuniteti do të shikojë apo dëgjojë që një burrë ka marrëdhënie seksuale më një vajzë të mitur, do të vrapojnë ta denoncojnë. Nëse banorët e një pallati, dëgjojnë apo shikojnë se një burrë rreh gruan apo fëmijët e tij, sërish do të nxitojnë të denoncojnë.
Por, në Shqipëri, në shumicën e rasteve, kur shikojnë që burri rreh gruan apo fëmijët, themi: E di vetë ai, gruan e tij po rreh, fëmijët e tij i ka. Nëse dëgjojmë që një i moshuar ka “dashnore” një vajzë të mitur, themi: Si vjen turp asaj kurvës, 15 vjeçe dhe shkon me një plak.
Nëse shikojnë një njeri me sjellje të çudtishme në parkun e fëmijëve, themi: Po ky idjoti ça ka që vjen vërdallë sikur i kanë humbur mendt.
Ja këtë vigjilencë duhet të zgjojmë ne, vigjilencën për të identifikuar të lugin dhe për ta denoncuar, jo të gjykojmë dhe përgojojmë viktimën.
Ndersa nuk bejme kete, kur ndodh skandali, ne vrapojme te gjithe te kerkojme rikthimin e denimit me vdekje, apo kastrimin apo prerjen e organeve gjenitale te pedofileve dhe perdhunuesve. Këto mesazhe janë shumë më të rëndësishme se pankartat me pikura vaginash. Këto nuk e bëjnë pedifilin dhe përdhunuesin të ndjehet me turp hiç.