Përdorën gishtin e të vdekurit për të zhbllokuar telefonin

Policia në Florida është kritikuar pasi dyshohet se kanë hyrë në shtëpinë e funeraleve  në një përpjekje të kotë për të zhbllokuar telefonin e një burri të vdekur.

Linus Phillip, 30 vjeç ndërsa u vra ndërsa përpiqej të arratisej nga policia në një stacion benzine në Largo më 23 mars.

Pasi trupi i tij u dërgua në shtëpinë e funeralit të Abbey Sylvan, sipas familjes së tij, dy policë u përpoqën që të përdornin gishtin e tij për t’i zhbllokuar telefonin.

“Ata janë lejuar që të tërheqin trupin e tij nga frigoriferi dhe të përdorin gishtin e të vdekurit për t’i zhbllokuar telefonin”, tha familja e të ndjerit për ABC News.

Policia e Largo tha se Phillip kishte përdorur makinën e tij si një “armë vdekjeprurëse”, duke zvarritur një nga oficierët e policisë që ishte përpjekur të hynte në makinë e tij ndërsa po përpiqej të arratisej.

Sipas Forbes, policia shpesh përdor gjurmët e gishtave të viktimave të mbidozës së drogës për me anë të skanimit të gishtit në TouchID në iPhone, për të gjetur informacion në lidhje me tregtarët e drogës dhe shpesh ato janë të suksesshme.

Por nuk funksionon gjithmonë, ashtu si edhe në rastin e Phillip.

SHKARKO APP