Përdorimi i droneve në studimin dhe menaxhimin e siteve arkeologjike dhe të territorit

Në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar u mbajt sot seminari me temë: “Përdorimi i droneve në studimin dhe menaxhimin e siteve arkeologjike dhe të territorit”.

Ky seminar erdhi si organizim i Universiteti Macerata në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës, me mbështetjen e Rajonit Marche dhe Muzeut Historik Kombëtar.

Në hapjen e këtij seminari të rëndësishëm për fushën e arkeologjisë, ishin të ftuar Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, Ambasadori Italian, Massimo Gaiani, drejtoresha e Institutit Italian të Kulturës, Adriana Frisenna, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Melsi Labi, drejtori i Institutit Arkeologjik Shqiptar, Luan Përzhita dhe shumë studiues të fushës. Që nga viti 2005 pranë qëndrës arkeologjike të Hadrianopolis (Sofratike), në jug të Shqipërisë, ushtron aktivitetin e tij misioni arkeologjik italo-shqiptar drejtuar nga Profesorët Roberto Perna dhe Dimiter Çondi, përkatësisht të Universitetit të Macerata-s dhe Institutit të Arkeologjisë Shqiptare. Gjatë gërmimeve të fundit të kryera në verën e vitit 2014, në sajë të projektit “Adriatik”, të financuar nga Rajoni Marche, janë kryer fluturime dhe xhirime nga lart nëpërmjet droneve të radio-komanduara mbi qëndrat arkeologjke në Hadrianopolis, Antigone, Jercuzat, Frashtan dhe mbi Kalanë e Gjirokastrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkrepjet fotografike dhe xhirimet të përpunuara për çdo qendër arkeologjike kanë bërë të mundur krijimin e modeleve në 3D të qendrave si dhe ortofotove që do të përdoren për studimin dhe menaxhimin e Hartës arkeologjike të Luginës së Drinos dhe për zbatimin e Planit të Mbrojtjes Civile të Trashëgimisë Kulturore të Luginës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këto të dhëna do të lejojnë gjithashtu përpunimin e hartës së re të zonave, të planimetrisë arkeologjike të përditësuara dhe të planit të përgjithshëm të menaxhimit të Parkut të Antigonesë – Hadrianopolis.

Ky seminar paraqiti disa objektiva: së pari, ndarja me ekspertët vendorë të rezultateve të arritura në vitin 2014, së dyti, përhapja e potencialeve të ofruara nga këto teknologji midis gjithë ekspertëve dhe profesionistëve në fushën e kërkimit shkencor, në menaxhimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, në planifikimin dhe në punët publike, dhe së fundmi krijimin e një rrjeti operatorësh dhe institucionesh kulturore midis Shqipërisë dhe Italisë që ndajnë përvojat dhe praktikat më të mira.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?