Perëndesha e xhunglës me skena të nxehta: Mami më ndihmo, unë e dua

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati ka sjellë projektin më të ri muzikor “Maje men”, klipi i së cilës duket tepër interesant. Ajo shfaqet si perëndesha e xhunglës që i këndon dashurisë së zemrës. Këngëtarja është kujdesur vetë për tekstin dhe muzikën e kësaj kënge ritmike. Në një pjesë të tekstit, ajo thotë vazhdimisht: Mami më ndihmo, unë e dua! Nuk dihet nëse është dedikim, por pritet që ky të jetë suksesi i radhës për të. Kishte disa kohë që ajo po punonte për këtë këngë, për të cilën ka thënë se ka qëndruar tre javë pa gjumë nga puna e gjatë. Nuk ka munguar kërcimi ritmik dhe skenat e nxehta që karakterizojnë energjinë e saj.

Ronela Hajati - Maje Men

 

SHKARKO APP