Përgjimi i policisë, kriza e policisë…
Nga Ylli Dylgjeri –
Ka mbi pesëmbëdhjete vjet që një nga policitë
e huaja që vepronin në Shqipëri për trajnim e asistencë i propozoi Kryeministrit të kohes 3 zgjidhje “të mëdha”, siç i quajtën Ato, për të luftuar krimin e korrupsionin në vend. Propozimi erdhi pas konflikteve të kahershme Polici-Prokurori, për ti dhënë Policisë më shumë pavarësi. PropozimI ishte edhe
“e drejta e policisë” për të vendosur nën përgjim qytetarët apo shtetarët e molepsur në krim
nga policia e shtetit. Pas konsultimesh ishKryeministri nuk pranoi dhe propozimi represiv u arkivua në sirtaret policore.
U desh të kalon vite, dhe sërisht policët e vjetër, të tharrë e të mbetur ende pa u arkivuar, e rinxorën ligjin për ti treguar Shefave se ky ligj edhte zgjidhja, ky është Eureka! E kanè rinxjerrë sërisht edhe gjate qeverisjes së Demokrateve e prap nuk u eci. E rinxorën edhe tani, për ta kaluar si prishjen e Teatrit Kombëtar, në kohë Pandemie.
Ky ligj hidhet në tavoline sa here që politika është në krizë. Sa herë që Kuvendi është me kokëboshe. Sa herë që kërkon shpëtim nga litari që po e mbyt. Rilindja sërisht insiston duke shkelur lirite dhe të drejtat e njeriut duke
i dhënë Policisë të drejtën e përgjimit të qytetarëve pa vendim të Prokurorisë dhe Gjykatave! Prokuroria dhe organizata për mbrojtjen e Drejtave te Njeriut janë shprehur
me forcë kundër këtyre ndryshimeve ligjore!
Kjo iniciative e ripërsëritur cënon në mënyrë flagrante mundësine për hetim dhe gjykim të drejtë të qytetareve në rast se dyshohen nga policia për veprime të paligjshme! Kjo është sjellje militare diktatoriale, që të rikujton regjimin që lamë pas ku mbi njeriun ushtronte represionin vetëm nje armë ajo e Sigurimit të Shtetit.