Përkujtohet në Teatrin e Shkodrës 105 vjetori i lindjes së Migjenit

“Për ditë shoh qartë e ma qartë, e vuej thellë e ma thellë”. Me këtë mesazh erdhi mbrëmja poetike “Migjeni për Migjenin”, aktiviteti i ndërthurur mes poezisë dhe prozës, i aktorëve të teatrit që mban emrin e poetit të mjerimit.

Mysafir të veçantë ishin nipi dhe mbesa e Migjenit, të cilët me emocione përkujtojnë 105 vjetorin e ditës së lindjes së tij.

Pasi vunë tufat me lule në bustin që ndodhet në hyrje të teatrit, mbesa Angjelina Çeka theksoi se veprat e Migjenit duhet të jenë me prezente në programet mësimore.

Migjeni, poeti që mbylli sytë në moshë të re por na la pas një vepër të çmuar, edhe sot na flet aq bukur përmes prozës dhe poezisë së tij duke goditur me çdo varg përmes aktualitetit që përcjellin./Ora News/

Ora News – Përkujtohet në Teatrin e Shkodrës 105 vjetori i lindjes së Migjenit

SHKARKO APP