Përkushtim për një nënë …..
Kopeshti i ri i femijeve u hap. Kudo tullumbace rreth e rrotull…. Kenga dhe hareja perhapet ne te gjithe lagjen e 21 dhjetorit, ku cicerrimat e gezueshme te vogeluesheve zgjojne lagjen qe ne mengjes heret.
Eshte kopshti qe mban emrin e nje nene te nderuar, qe gjithe jeten ja kushtoi rritjes dhe edukimit te femijeve, eshte nena qe dekada me rradhe drejtori “Shtepine e riaftesimit mendor te femijeve jetime si dhe kopeshte te tjere te kryeqytetit.
Ti kushtohesh asaj kategorie femijesh do shume dashuri, pasion dhe perkushtim, gje qe nene Fadile Laçej e kishte ne themel te jetes se saj. Ti perkushtohesh atyre femijeve, per ti sjelle ne jete me tere aftesite e tyre duhet talent, por talenti buron nga dashuria e madhe qe mesuesit kane per keta femije. Ndoshta dhe duke bere gjera te vogla per to, por me nje dashuri te madhe, duke zevendesuar mungesat e jetes se tyre, me gjithe ate dashuri qe s’ka kufi. Edhe kete dashuri shume te veçante e dhe ti Nene Fadile, qe edhe ne fundjavat ne shtepine tende i kishe kthyer ne kopesht, ku ti se bashku me kater femijet e tu merrje dhe femije kopeshti, qe te luanin dhe te hanin se bashku me familjen tende, gjithashtu I shperndaje dhe ne familje te tjera qe at ate ndjenin ngrohtesi familjare.
Te japesh dashuri, merr me siguri dashuri nga femijet, nje dashuri te sinqerte pa kufi e te paster si bora e malit.
Te gjithe, qe e njohen Nene Fadile Laçej e respektonin shume, sepse ajo jo vetem jepte dashuri, por dhe merrte shume dashuri prej femijeve e prinderve te tyre .
Ishin femijet e Nene Fadiles, qe se bashku me miq e kolege vendosen qe kete respekt te veçante ndaj saj ta transmetojne, qe emri i saj te perjetesohet ne jete, ndaj banesa ku ti jetove u kthye ne kopesht qe mban emrin e saj, Kopeshti i Femijeve “Mama Fadile Laçej” me kontributin e kater femijeve te saj Armida, Fatmir, Artan e Arben me synimin e nje kopeshti lider ne zonen e rendesishme te kryeqytetit, 21 Dhjetori.
Po ku buronte kjo dashuri e thelle e teper e veçante e kesaj nene te mrekullueshme.
E rritur jetime, qe ne moshe fare te vogel, mori dashuri nga njerezit qe e rrethonin. Jeta e saj ish kalvar vuajtjesh, perpjekjesh, ku mungonte dashuria e perkedhelia e nenes, lot me sy qe nuk fshiheshin, vuajtje, pjesmarrje si e re dhe ne ndihme te luftes Nacional – Çlirimtare te vendit te saj, vajze qe me te gjitha sakrificat, e shkolluar, e me te gjitha keto cilesi me rradhe e bene ate nje nene me emer.
… Udhetojme te germojme ne origjinen e saj……
E kisha shkelur ate zone malore, por tani pata fatin qe te qendroj me gjate, ne ate toke plot jete e histori, aty ky Fadilja kish lindur e kaluar femijerine e saj ku kish luajtur e vrapuar. Ecja ne kete udhetim ne Dinoshen e larget ne malesine me ullishte, vreshta , fiq e driza. E ndjeja brenda shpirtit se po me trokiste e kaluara, origjina e familjes time.
Doja ta njihja dhe pse pak me kishin folur njerezit nuk donin te kujtonin barbarite e kohes, e atyre viteve te shkuara, por vetem ndonje teper te moshuari fshehurazi I kisha vjedhur kujtimet teksa ipergjigjej pyejtjevete mia kureshtare.
Po behej muzg, ne te erresuar. Me ndihej se degjoja britma rrenqethese…Ç’po ndodh ?…Po jane zera femijesh, engjej te vegjel, te cilet u shkeputen nga duar nenash….
Çuditerisht lotet filluan te me rridhnin, teksa ne memorien time po trokisnin copeza historie te dhimbeshme te kohes se mamase time.
Eh, kushedi nene Fadile sa femije me te vegjel se ty dikur, i ke pare rruges duke kaluar, e ti mendoje ato vite larg.
A e ke fshehur koken sa here nen batanije qe te mos degjoje qarje femijesh, a je strukur pas ndonje peme, qe te mos te shihte njeriqe po qaje…..a e ke menduar sesi ajo jete tinzare, e eger, barbare, mori tinez femije moshatare si ti….? Ah, sa do kisha dashur qe edhe ti Fadile e vogel te ledhatoheshe ne kraharorin e nenes tende dhe kushedi sa do kishe dashte me te perqafu, por ajo iku shpejt e te la jetime 3 vjecare me 3 vellezer te vegjel.
Eci rrugeve te kalldramta te fshatit e me duket se deri guret gezojne e malet perreth ulin kryet, pse duan te degjojne oshetimin e gurgullimen e valeve te Cemit qe tregon…..
Ata flasin, ndoshta tregojne historine e shenjtoreve nen toke. Bisedojne per brezat qe u zhduken, kuvendojne per gjemat e atyre te shkuara afro nje shekull….Flasin per femijet e tyre, per breza qe u shuan.
Zgjimi idites iben qe te ngrihen naten shpirtrat dhe perseri te kthehen sapo vjen agimi se vlaga e tokes i mban.
Cdo gje mbi toke mund te zhduket nga mendjet e zemrat gjaktare, por shpirtrat e tyre qe u masakruan, u dogjen e u torturuan, jetojne e asnjehere nuk vdesin.
Po erresohet dhe muzgu po vjen dalengadale dhe me ngjit shkalllet e ngurta, te cilat mezi mbahen, nje dritare e gurte e vogel ne kete shtepi, nje bote germadha guresh qe duket se renkojne….jo jo ato klithin…pse vetem shpirti i ka mbetur,
Nje gur i rende sikur levizi fort dhe une u ndjeva e tromaksur….Me degjon, jam shpirti i Mahmutit, babait tend, nje cope trupi i prere.
Ishte nje vegim. O gjeme e madhe dhe kembet po me dridheshin a thua….se ish termet.
Ishin vitet e erreta 1930-1940, atehere Mahmuti ishte vetem 50 vjec….
Degjoj klithma nga guret, klithmat e femijeve qe kerkojne babain e shtepise….Mahm—ut , Mahm—ut, Mahm—ut….Ku je?… Me kembe te gjakosura femijet kerkojne copa trupi, nje dore, nje brinje, nje shpatull….Oh, dore gjakatare…..Shekja, me i madhi i femijeve 10 vjec, terhiqte Fadilen 4 vjec se mos i gjente trupin e coptuar babait. Mahm—ut….Ku je? Ne s’po te shohim, a thua se kjo dore gjakatare kish fshire gjurmet, çetniket me disa armiq te betuar serbe se bashku zhduknin cdo gjurme ne zonen e Veriut.
Nje pamje makabre si ne pikturen Guernika te Pikasos, si pikturat surealiste te kohes….
Po guret nuk bezanin ne Kodrat e Malesise se Dinoshes, e malet perreth heshtnin
Ku jeeee….na fol se te kerkojme. Haliti me Fikon per dore rrezoheshin nga guret e thepisura ne germadhat e shtepise se djegur. Po Fadilja pse qan e si mundet te vrapoje te gjeje babain ku ja kane prere barbaret trupin me shoke, pse mbronin kombin. O zot cfare gjeme…te papara e te padegjuara. – Oh cfare zije…ku jeni ju…pleqte e urte qe te ndalonit kete dore barbare? Ku jeni ju perendite qe te leshonit rrufe ne male? Pse kjo gjeme ne token tone, ne shtepine tone? Pse kjo dore barbare, pse mbrojten token tone…shtepi te rrenuara, ne maje te kodres, trare e cati te shkaterruara.
Ehh…Abdiajt, Lulgjurajt, Haxhiselovet e sa e sa pjestare te tjere u zhduken e u sakatuan.
U largua nga shtepia Fadilja vetem 6 vjecare, me koken mbrapa, duke lene 4 vellezerit…Shekja, Haliti, Gania, Fikja, se jeta nuk i mbante dot, se fati i mbrapshte i solli ashtu te rriteshin ne dyer te ndryshme, jetime pa nene e baba, qe ne moshe fare te vogel…Femijeri e hidhur, pa perkedhelje, vetem lot, femijeri e zhuritur qe ne agim, femijeri qe bisedon me shpirtrat e prinderve e gjysherve.
Heshtnin malet perreth e s’tregojne dot, perkulen me qetesi se veshtire te tregojne fatin e tyre, çka pane e çka kaluan.
E lulet e sheges kane çelur me ngjyren e tyre te kuqe te zjarrte, sikur duan ti japin gezim natyres se ashper perreth.
Ehh keto male te heshtur, por krenar…kane çfare te tregojne…..
Ushtonin krismat e jatagonit te gjysh Abdiut qe edhe i plagosur qellonte qe te mbronte ne keshtjelle grate nga armiku, mos ti perdhunonte.
Kohe e larget por e bukur per tu ditur… Dhe populli e perjetesoi dhe i kendoi udheheqesit te saj krenar…..
Abdi Gruda ku u tret ne Varosh po qet kulete….
E Fadilja e vogel me 4 vellezerit e tjere i degjonte neteve prane oxhakut, kur baba Mahmuti i tregonte per bemat e Malesise se Trieshtit, Taraboshit e Dinoshes etj etj. te babait te tij me shoke, te burrneshave te Malesise te asaj zone, pjestare te familjes Abdia si Trina Smajli, gruaja burrneshe e alpeve, gruaja me xhublete veshur e me arme mberthyer. Heronj te forte si shkembinjt e natyres, qe i rriti e i mbajti.
Kujtime, histori e shkruar dhe e pashkruar e njerezve te thjeshte krenar pa fjale te familjeve malsore fisnike, qe mbrojten kombin me cdo çmim. Ata kane gjurme ne guret kilometrike te historise se vendit tone.
Ky udhetim shume befasues me mesoi se pa ditur, te shkuaren tende, s’mund te dish te tashmen, por edhe te ardhmen ku do te shkosh.
Guret e kalldremit sikur me thonin kerko te njohesh, pse ato jane themelet e tua. Tani e vetem tani, une e kuptoj pse jeta kur te perplas fort, ajo te jep ate optimizem te rralle qe kishe ti Nene Fadile.
Sot ne pervjetorin e ikjes se Nene Fadiles, nuk perkujtohet vetem bija e Mahmutit dhe Havushes, as nusja e Laçejve, as Mama Fadile e femijeve Armida, Fatmir, Artan dhe Arben, por sot perkujtohet Mama Fadilja e femijeve qe u kujdes aq shume per ta dhe gjithe jeten ja kushtoi atyre duke derdhur tere dashurine per rritjen e ketyre femijeve.
Ndaj Kopeshti i Femijeve “ Mama Fadile Laçej “ , kopeshti qe mban emrin e saj ka objektiv qe te behet nje kopsht lider ne Tirane ….nen kujdesin edhe te motrave te palodhura Mersini
Te faleminderit per krenarine qe na dhe ne femijeve te tu dhe kushdo tjeter qe te njohu dhe mirenjohje te thelle per punen dhe fisnikerine tende te rralle.
E gezofshin vocerraketkopshtin ku do ndjehen si ne shtepine e tyre e do mesojne duke luajtur
Le te jete ky shkrim nje tufe lule ne banesen e saj te perjetshme .
Armida LAÇEJ (e bija)