Përparim Kabo: Ike Mihal Luarasi dhe teatri është në zi

Mund të ketë qenë ndër të parët, që Përparim Kabo ka ndarë dhimbjen për humbjen e regjisorit Mihallaq Luarasit, si mik i afërt i tij. Në një postim në facebook, Kabo ka kaluar memorien në kujtimet dhe miqësinë e tyre:

Ike mik i shtrenjtë dhe ma zbraze shpirtin…tek të shihja të shtrirë pa jetë nuk doja ta besoja…Ike mik dhe le një boshllëk te familja jote e mrekullueshme…Ike Mihal Luarasi dhe teatri është në zi, ike nga kjo botë për të cilën u përpoqe ta bëje më të mire me artin tënd regjisorial, ta bëje më humane me dramën shqipe, ta bëje një botë me dritë fal përkushtimit dhe kalvarit tënd…

Ike Mihal dhe do më mungosh, poezitë nuk do ti lexojmë dot më bashkë por unë do ti dërgoj në qiell…Sa kujtime kemi bashkë, sa ëndrra sa biseda dhe sa brenga….Ike miku im megjithëse tu luta para dy ditësh me poezinë titulluar të Lutem mos fluturo…por ja në këtë vjeshtë ike, lamtumirë mik i shtrenjtë…Më mori malli që tani…” shkruan Përparim Kabo.

SHKARKO APP