Përpjekjet, lufta dhe pjesëmarja e Dushkarakut, në shpalljen e pavarësisë
Nga Agim Jazaj –
DOSSIER
Përpjekjet, lufta dhe pjesëmarja e Dushkarakut, në shpalljen e pavarësisë
Nga Agim Jazaj
Përpjekjet e gjithanëshme, mospajtimi dhe kundërshtimi i regjimit okupues Osman, kanë mbetur në legjendat, të përciella brez pas brezi dhe për popullisinë e Dushkarakut, si gjithë populli shqiptar, duke luftuar kundër pushtuesve të huaj dhe shfrytëzuesve të vendit. Frymëzimin edhe popullsia e këtij vendi dhe gjithë krahina e
“Kudhës Grehotit” e merte më mirë dhe më lirë nga diaspora e kohës, prej bijve të këtij fshati që ishin në emigracionin e kohës, të cilët ishin të paisur me një vizion më të avacuar dhe të emancipuar, duke sjellë në vatrat e tyre, pak prokopi, por dhe frymën e përpjekjeve, bashkimin dhe ngritjen kundër shtypjes dhe shfrytëzimit, për pavarësinë dhe lirinë e munguar, shtetin e shumë ëndërruar të shqiptarëve!
Populli i këtij fshati i kundërshtonte dhe nuk i pranonte hapjen e shkollave të huaja, të ideologjisë osmane.
Librat e Abetareve të rilindasve, frashëllinjve; Naimit dhe Samiut, tregohen edhe sot, të cilat i kalonin dorë më dorë e derë me derë, si “azine” ilegalish edhe në vatrat e këtyre njerëzve, ku gjyshërit që dinin shkrim e këndim u’a lexonin fëmijëve, nipërve dhe mbesave të tyre. Populli i Dushkarakut ka reaguar dhe rezistuar me armë në dorë si gjithë krahina e Kudhësi ndaj pushtimit dhe shfrytëzuesve.
Nën këmbët e fshatit, në buzë lumin e Vjosës, në shekullin XIX-të, në fushën e Dushkarakut është ngrituar kalaja tek “Hani i Rushitit”, e njohur deri në ditët e sotme, si dhe fiqtë e kalasë. Kjo fortesë u ngrit nga gjithë populli i zonës, ku janë zhvilluar epope të lavdishme, kundër pushtuesve dhe shfrytzuesve, të urryer. Mbështetur në gojdhanat, dhe të përciella, në këto luftra e përpjekje janë shquar edhe shumë luftëtar, trima nga Dushkaraku, dhe krahina e “Kudhës- Grehotit”. Po nga banorët është ngritur dhe një kala tjetër, në lumin e Vjosës, nën këmbët e fshatit, më në lindje, se kalaja, në grykëderdhjen e përroit të Zallit, në perëndim të tij.
Kalaja, muret dhe gurët e të cilës gjendën edhe sot. Njerëzit e quanin vendin Kala, dhe fikun e zi që ishte deri dhe në ditët e sotme, në oborrin e kalas quhet: “Fiku i kalasë”.
Lufta e këtij populli dhe ngritja e kalave është përjetësuar në këngët e hershme, të kënduara deri në ditët e sotme:
“Kudhësiot pisqolla larë,
Ku i shpini ata trarë?
Në Vjosë do bëjmë kalanë,
Të presim me dyfek Sulltanë…
Vargjet e këngës përmbajnë heroizmin dhe e përciellin atë duke shprehur se populli i krahinës dhe dushkarakasit, ku dhe dy kalatë janë në buzëlumin e tyre, kanë luftuar me heroizëm, kanë zmbrapsur e shpartalluar forcat pushtuese, të cilat vinin nëpërmjet rrjedhës së lumit Vjosë.
Regjimi pushtues ka shtuar përpjekjet dhe ka rritur raprezaljet, duke ngritur taksat dhe xhelepin kundër këtyre njerëzve, për të nënështruar dhe varfëruar, për t’i poshtëruar dhe pushtuar njerëzit e këtyre anëve, por janë ndeshur me rezistencën dhe luftën e tyre të pa epur, për vatanin.
Megjithë këto shtypje, populli nuk i ka paguar, po i ka kundërshtuar më shumë taksat dhe xhelepin dhe nuk u është përgjigjur as për të shkuar bijtë e tyre nizam, nuk e kanë zbatuar këtë ligj të dhunshëm dhe shfrytëzues.
Përballë kësaj qëndrese historiani turk, Halil Inalçik kur regjistron (fshatin), krahinën Kudhës me qëllim që të marin haraçin e caktuar shënon:
“Krahina në gjëndjen e tanishme është hedhur në revoltë dhe nuk dëgjon të paguajë”.
Dhe shënimet e historianit turk pasohen nga gojëdhanat bindëse dhe përcillen deri në ditët e sotme, duke vërtetuar kundërshtitë dhe mospajtimin e regjimit, deri dhe në pikën e kulmimit të veprimit me shfrytëzuesit. Më së miri e dëshmon këtë revoltë edhe kjo ngjarje, legjendë. Zdhënësi kërkonte dhe këmbëngulte të mblidhte taksat dhe xhelepin e popullatës të Kudhësit, si dhe të Dushkarakut, një të tretën e prodhimit.
Edhe ndaj këtij xhelepxhiu, si njeriu i regjimit shtypës, njerëzit kishin krijuar urrejtje të pa shoqe. Urrejtja kulmoi, kur këtij zyrtari të pushtimit i bëhet, (pusi) pritë nga: Ramo Xhaferi, nga Dushkaraku, në fshatin e vogël Martalloz, të Tepelenës, i cili vritet nga biri i Dushkarakut.
Ku lajm tronditi dhe kalli tmerr në radhët e administratës pushtuese. Njerëzit e tij nuk mundën të vepronin, sepse Ramon e mbronin gjithë popullsia e krahinës, dhe sidomos në ruajtje të tij u vunë posaçrisht bashkfshatarët e tij, Xhafer Shane Haxhaj, Ymer Jaupi dhe Xhelil Mehmeti.
Pas kësaj ngjarje, vrasjes së mëkëmbësit të qeverisë, pashai i Janinës u sul me tërbim mbi krahinën, duke djegur e mbuluar në gjak e tmerr gjithë krahinën e “Kudhës Grehotit”. Edhe me këto raprezalje mbi popullatën, njerëzit nuk i paguanin taksat pashait. Rezistenca e Dushkarakut dhe mos bindja ndaj taksave dhe xhelepit të perandorisë, bënë të shkonin, të solidarizoheshin dhe të ndihmonin deri dhe popullin e Mallakastrës, të udhëhequar nga patrioti; Rrapo Hekali, kundër pashallarëve të perandorisë dhe vëndas, duke e sklitur këtë solidaritet dhe kundërshti në këngët:
“Del o lum i Vlorëso,
Dil sa të dalimo,
Të mëdhenj e të vegjëlo,
Të mblidhemi në Povëlo,..
“Krahina në gjëndjen e tanishme është hedhur në revoltë dhe nuk dëgjon të paguajë”.
Shënimet e historianit turk pasohen nga gojëdhanat bindëse dhe përcillen der në ditët e sotme, duke vërtetuar kundërshtitë dhe mospajtimin me regjimin, deri në pikën e kulmimit, duke ekzekutuar taksidarin e regjimit!
Lajmi tronditi dhe kalli tmerr në radhët e administratës pushtuese dhe ngriti shpresën e shpresë vrarëve!
“Vetëm me përpjekje dhe luftë, kundër shfrytëzimit dhe pushtimit vjen paqja dhe pavarësia”!
Kjo ishte thirrja e ditës që kumbonte dhe në çdo vatër dushkarakase, të varfër, por të pasur në shpirt!
Në fillim shekullin e XIX-të, krahina e Kudhësit dhe fshati Dushkarak, u përfshinë në pashallëkun e Janinës, nën shfrytëzimin e Ali Pash Tepelenës. Edhe kjo ndarje, nuk u pëlqye, madje u kundërshtua prerë edhe nga Dushkaraku, duke reaguar hapur në mënyrën e tij të mundëshme, të kohës.
Taksat dhe detyrimet e regjimit xhon- turk, bënë më të revoltuar edhe popullisinë e robëruar, sa dhe të rebeluar të Dushkarakut, të skalitur edhe në këngët e moçme:.
Pa dëgjo more Pasha
Xhelep e nizamë s’ka,
Jemi popull fukara,
Lërojmë me nga një ka”!
PJESËMARJA NË AKTIN E PAVARSISË KOMBËTARE
Haberin për shpalljen e Pavarësisë kombëtare si gjithë populli shqiptar edhe Dushkaraku e priti me gëzim, guxim dhe solidaritet. Programi i Shpalljes së Pavarësisë kombëtare nga burri i kombit dhe mëndjendrituri Ismail Qemali, kaloi derë më derë dhe në cilindo oxhak ngrohte dhe shpirtërat e kallkanosur të dushkarakasve. Nëpër vatrat e varfëra dhe prushëndezuara, u kënduan këngët e kohës në bashkësi, me sojet, fiset dhe fshatin. Në ditën fatlume, të aktit të pavarësisë, me rastin e ngritjes së Flamurit më 28 Nëntor të vitit 1912, patrioti i shquar dhe themeluesi i shtetit shqiptar Ismail Qemali, i’u drejtua edhe popullit të Dushkarakut me detyrat specifike: “Të ruanin dhe të mos lejonin kalimin e lumit të Vjosë nga ushtarë të okupatorit dhe mercenarëve e veglave të tij”.
Edhe në atë kohë dhe në vijim vendi përjetonte gjëndjen e nderë, ende i shtypur.
Forca të shumta pushtuese, vërshuan mbi trupin e drobitur të Shqipërisë si ato serbe dhe greke, të cilat kërkonin të rrëmbenin më shumë tërësi toksore në jug dhe në veri të vendit.
Në këto rrethana historike, sa dhe të rënda Ismail Qemali i’u drejtua sërish popullit me guxim dhe pa i’u dridhur qerpiku, për të mbrojtur çdo pëllëmbë tokë- amtare.
Në ato rrethana historike edhe popullsia e Dushkarakut u ngrit më këmbë, për të mbrojtur Pavarësinë e vendit dhe tërsinë e vet toksore.
Si kudo dhe në Dushkarak u zhvilluan takimet dhe u bë gjithashtu organizimi për zbatimin e këtij misioni historik, për të ruajtur Pavarësinë e vendit.
Në përkrahje të Pavarësisë u vunë gjithë dushkarakasit.
Burrat më të ditur dhe të ndritur, ishin përfaqsuesit, të përzgjedhurit, të cilët muarën pjesë në këtë akt madhor, të historisë sonë kombëtare:
1. Hekuran Xhelil Xhelilaj
2. Jazo Vero Veraj
3. Mexhit Selfo Gjonaj
4. Halil Hasan Llanaj
5. Abaz Jaçe Shanaj
6. Nuredin Elmaz Meçaj
Ndërsa si organizator dhe përgjegjës për fshatin, rendin dhe gjithëçka në ato çaste historike, ishin ngarkuar me këtë mision:
1. Deliko Ymer Jaupaj,
2. Alush Sylejmën Veizaj.
Qeveria Vlorës e kryesuar nga patrioti Ismail Qemali, më 29 Nëntor të vitit 1913, mori vendimin për të mbrojtur Janinën, si pjesë e pa ndarë e Shqipërisë.
Lufta ballkanike po kërcënonte tërsinë teritoriale të Atdheut, për të joshur orekset e shteteve shoviniste, greke dhe serbe, ngriti më këmbë gjithë popullin shqiptar në mbrojtjen e teritoreve të vendit. Në këtë thirrje u përfshinë edhe bijtë nga Dushkaraku, duke dhënë edhe jetën e tyre në mbrotjen e trojeve shqiptare, të Janinës, Korçës, Gjirokastrës, Himarës dhe shumë krahinave të tjera që ndodheshin të pushtuara nga forcat serbe dhe greke.
Me dhjetëra bij morën pjesë edhe në luftën herioke për të mbrojtur Janinën, ku dhe ranë trimërisht 4 bijë të këtij fshati:
1. Aben Brahim Shanaj
2. Aredin Zyber Bejtaj
3. Idriz Malo Haxhaj
4. Isuf Xhelil Mehmeti
Në këto luftime të përgjakëshme, u plagosën edhe këta patriotë e luftëtarë dushkarakas:
1. Shaskë Rustem Kapaj
2. Qerim Ismail Haxhaj
3. Shaban Hysen Bushaj
Edhe këta bij të fshatit, me aktin e tyre madhor, kanë kaluar në heshtje, ose pa i ditur fare për më se një shekull, për veprën e tyre të ndritur, aktin më sublim, duke dhënë jetën për Atdheun. Këta bij, patriot dhe luftëtar, mbështetën fuqimisht qeverinë e Ismail Qemalit, dhe u ngritën më këmbë për të mbrojtur Atdheun, duke luftuar me pushtuesit, për të mbrojtur Qeverinë e Vlorës nga pushtuesit dhe veglat e tyre, tradhëtarët dhe feudalët, të cilët u vunë edhe në shërbim të borgjezisë serbe për të rrëzuar Qeverinë e Ismail Qemalit.
Në gjithë evenimentet historike, kombëtare edhe populli i Dushkarakut ishte prezent, duke dhënë kontributin e tij në shërbim të Atdheut!