Përralla mbretërore vazhdon, Meghan Markle gjen krijuesin e fustanit të nusërisë

Meghan Markle ka gjetur personin për konfekcionimin e fustanit të saj të dasmës ku ajo do t’i thotë “po” princit të saj të kaltër më 19 Maj 2018 në Kështjellën Windsor.

Që nga shpallja e fejesës së saj me Princin Harry nëntorin e kaluar, Meghan Markle ka qenë në qendër të vëmendjes. Shfaqja e saj më e vogël në publik shihet nga gjithë bota dhe veshjet e saj po shiten me shpejtësi. Ky quhet “efekti Meghan”. Dhe ai nuk ka për të rreshtur. Përveç kësaj, ajo që tashmë e ka lënë në hije Kate Middleton në aspektin e modës, ka zgjedhur krijuesin e saj të fustanit të dasmës. Nëse identiteti i personit sigurisht mbahet sekret nga ana e pallatit Kensington, disa detaje kanë filluar të zbulohen në emisionin e mëngjesit Good Morning America, të shfaqur në ABC.

Moderatori i emisionit dhe specialisti i familjes mbretërore, Omid Scobie ka dhënë lajmin që bëri sensacion. “Meghan ka bërë provat top secret në Kensington Palace me dizainerin” tha ai. Për bërë zgjedhjen e duhur, aktorja 36-vjeçare i bëri besim një personi të fushës, shoqes së saj Jessica Mulrington, e cila vetë është krijuese roba nusesh. “Kjo e fundit i ka dhënë asaj këshilla të vlefshme.” Ato kanë provuar një numër të madh modelesh të ndryshme dhe po zvogëlojnë selektimin, “shtoi gazetari.Ndërkohë, burri i ardhshëm nuk mori pjesë në këto prova, duke i lënë të lira të zgjedhin të dyja. Gruaja e ardhshme dhe shoqja e saj gjithashtu do të kishin përfituar nga këto ditë të fundit së bashku për të planifikuar detaje të tjera të dasmës. “Meghan ka shumë besim tek përvoja e saj,” tha Omid Scobie.

Në qoftë se ne ende nuk e dimë se çfarë fustani do të vesh aktorja amerikane,gazetari tha se ajo do të veshë dicka klas dhe elegante. Informacione që koincidojnë me përshkrimin që Meghan Markle i bënte fustanit të saj ideal në revistën amerikane Glamour në mars 2016. Ajo duhet të duket “e pastër ” por edhe “klasike dhe e thjeshtë”. “Personalisht, unë preferoj fustanet e nuseve që kanë një fantazi të vogël apo pak romantike”, tha ajo dhe shtoi se Delphine Mani¬vet dhe Chris¬tos Costa¬rel¬los janë krijuesit e saj të preferuar për vecantinë dhe bukurinë e veshjeve të tyre dhe se ajo do të jetë gjithmonë një fanse e Elie Saab. J. Mendel është gjithashtu spektakolar, sidomos për konfekcionet e tij të mirë dizajnuara “.

Princi i kaltër bën pjesë në këtë listë emrash? Përgjigje majin e ardhshëm.

Marrë nga Revista franceze: Gala – Përktheu: BalkanWeb

SHKARKO APP