Përse Berisha i drejtohet Ramës me “Zografi bis”?
E kemi dëgjuar shpeshherë ish kryeministrin Sali Berisha ti drejtohet Edi Ramës me nofkën “Zografi bis”.
Sa herë që diskutohej ideja për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi, plan ku edhe kryeministri shqiptar u angazhua publikisht, Berisha i drejtohet me “Zografi Bis”.
Edhe sot, kur Rama bëri gafën e rradhës duke postuar një hartë e cila e shfaqte Kosovën pjesë të Serbisë, ish-kryeministri pati të njëjtin reagim.
“Zografi bis në një akt flagrant të tradhëtisë kombëtare fshin Kosovën si shtet i pavarur dhe e paraqet atë si territor të Serbisë!”, shkroi Berisha.
Por kush është Zografi bis?
Jorgji Zografi ishte një politikan nga jugu i Shqipërisë. Ai u vendos në shërbim të interesave shoviniste greke, kur në vitin 1914 shpalli vetën president të Epirit të Veriut, një territor i vetëshpallur nga grekofonët në atë pjesë.
Kjo republikë u shpall pa marrë parasysh mendimin e shqiptarëve etnikë që përbënin shumicën në Shqipërinë e Jugut deri në Prevezë. Ajo morri fund shumë shpejt në korrik të 1914’ës kur edhe filloi Lufta e Parë Botërore.
Kujtojmë se Edi Rama bëri sot një postim në rrjetin social Facebook ku e shfaqi hartën e Ballkanit pa Kosovën si shtet të pavarur por si pjesë të Serbisë.