“Përse dua që të gjithë ta shohin këtë foto”

Kërkon ashpërsim të ligjeve ndaj atyre që i japin makinës në gjendje të dehur dhe që zëri i tij të dëgjohet, vendosi që të postojë në rrjetet sociale trupin e pajetë të bashkëshortes dhe fëmijës së tij.

Zach Kincaid i postoi imazhet më 26 Shtator. Në to shfaqej në arkivol bashkëshortja e tij Krystil Kincaid, 29-vjeç dhe vajza e tyre që nuk kishte lindur ende.

“Një drejtues i dehur, që ecte me shpejtësi në një autostradë me dy korsi, në kahun e gabuar dhe në një kthesë qorre, shkatërroi familjen time“, shkruajti ai teksa postoi imazhet e rënda.

Zach tha gjithashtu se duke qenë se bashkëshortja e tij ishte 8 muajshe shtatzënë, Marcos Forestal, 28-vjeçari që shkaktoi aksidentin, nuk do të kryejë shumë vite pas hekurave për vrasjen e të bijës.

“Maksimumi i dënimit për vrasjen e time shoqe dhe vajzës time është 10 vjet. Shteti i Kalifornisë nuk mendon se ishte i qëllimshëm, por unë e di që t’i japësh makinës në atë mënyrë, nuk ke për qëllim asgjë të mirë… Vajza ime pritej të lindte më 9 Tetor dhe një bebe 36 javësh, totalisht e zhvilluar nuk konsiderohet person në shtetin e Kalifornisë”.

Zach dhe Krystil ishin prindër të një vajze 11-vjeçare dhe 2 djemve të moshës 8 e 4 vjeç.

SHKARKO APP