Përse i friksohet Rama Vlorës dhe vlonjatëve?!
Nga Pranvera Dalipaj-
Tërmeti dhe qameti do të nis e do të vithis qeverinë e krimit
Vlora është e Vlonjatëve, jo e dredharakëve
Edi Rama është aq i shqetësuar sa dhe i frikësuar për zgjedhjet e 25 prillit në Vlorë.
Kudo ku shkon çdo ditë, i mbahet fryma dhe i nis fjalimet duke shpifur e mbajtur në gojë Bujar Leskaj, me shpresën se vlonjatët nuk e kuptojnë, që fjalimet e tij janë aq të dala boje, mode, e nga më nivel ultat.
Vlonjatët e kanë kuptuar fare mirë, që Vlora i përket birit, bijve dhe bijave të saj, e jo një gojëfëlliquri, që Vlorën e shikon si pronën e tij.
Pretendon të marrë Vlorën me batuta bajate e me ofendime e kërcënime nëpërmjet një reklame sa të turpshme aq dhe kërcënuese.
Një tjetër shqetësim për Ramën janë kandidatët e qytetit të Vlorës, e jo vetëm, janë kandidatë të propozuar dhe votuar ga antarësia, që kanë kaluar filtrin e verifikimit nga partia dhe qytetarët, në vend të listës 3D të deputetëve të PS që përsëri u zgjodhën nga Niçet.
Rezultatet e proçesit 3D do t’i marrësh si fillim nga Vlora e pastaj nga e gjithë Shqipëria më 25 prill z. Rama!
Vlora është e Vlonjatëve, jo e dredharakëve….
25 Prilli nuk është një ditë e zakonshme zgjedhjesh, është një ditë e ndarjes mes së shkuarës së errët të Rilindjes dhe ndryshimit që do të bëjmë të gjithë së bashku.
Është ditë vendimtare për familjen, shoqërinë,
është ditë vendimtare për Shqipërinë.
Do të jetë në dorën tuaj që më 25 prill do të zgjidhni: të vazhdoni në të njëjtën rrugë, ose të sillni ndryshimin dhe të bashkoheni me BE, për të përmirësuar jetën e të gjithë shqiptarëve.
Tërmeti dhe qameti do të nis e do të vithis qeverinë e krimit dhe do tu kthejë Shqiparinë Shqiptarëve!
Dhe Vlora e Historisë do të hap edhe këtë kapak duke mbetur kapak hapur të historisë Shqiptare!…