Përse qumështi nuk duhet kombinuar me fruta…
Shkenca e ka aprovuar që roli i qumështit në shëndetin e njeriut është shumë i rëndësishëm.
Ai është plot vlera për imunitetin dhe për të gjithë trupin nga koka te këmbët. Pirja çdo ditë e qumështit ndihmon për rënien nga pesha, ofron shumë proteina të domosdoshme për organizmin, ndihmon në ruajtjen e masës muskulare, ofron sasi të bollshme të kalciumit, një mineral i dobishëm për kockat e jo vetëm dhe ndihmon kundër diabetit dhe sëmundjeve të zemrës.
Qumështi është pak delikat në kombinime, pasi shkakton probleme me tretjen.
Me kalimin e moshës, sistemi tretës dobësohet dhe qumështi shkakton fryrje të mëdha që zgjasin për gjithë ditën.
Nga ana tjetër, qumështi i pasterizuar dhe i përpunuar përmban baktere të mira e të këqija, që prishin ekuilibrat në mikrobiomën e stomakut.
Një nga kombinimet më të zakonshme të qumështit është ai me fruta të ndryshme në përgatitjen e lëngjeve të ndryshme.
Qumështi synon ta bëjë lëngun e frutave dhe perimeve më homogjen, por përfshirja e tij është e gabuar.
3000 vjet më parë në Indi lindi mjekësia më e famshme popullore e njohur si Ayurveda.
Kjo praktikë holistike bazohet në besimin se shëndeti dhe mirëqenia e njeriut janë në varësi të një ekuilibri delikat mes mendjes, trupit dhe shpirtit.
Qëllimi i kësaj mjekësie është të përmirësojë shëndetin e njeriut në mënyrë sa më natyrale.
Sipas këshillave të ekspertëve të kësaj mjekësie, qumështi nuk duhet kombinuar me fruta të ëmbla apo me aciditet të lartë.
Kur qumështi kombinohet me frutat e ëmbla, ai ndikon negativisht te tretja e frutit dhe nxit fermentimin e sheqerit në stomak.
Kur qumështi kombinohet me fruta me aciditet të lartë, ai thartohet dhe shkakton aciditet akoma më të lartë në stomak.
Kombinimi më i sigurtë për shëndetin është ai i qumështit me mango, avokado, rrush të thatë, fiq të thatë dhe hurma arabie.