Përse romantizmi ka shkatërruar dashurinë moderne?
Asnjë marrëdhënie e vetme nuk ndjek kurrë me saktësi modelin romantik, por degët e saj të gjera janë shpesh të pranishme kuro në lidhjet e sotme – dhe mund të përmblidhen si më poshtë:
Romantizmi
-është shumë shpresëdhënës për martesën.
Romatizmi na bind se një martesë afatgjatë është po aq ekzaltuese sa një lidhje dashurie në fillimet e veta. Ndaj, presim që ndjenjat e dashurisë me të cilat jemi njohur në fillimi të marrëdhënies të mbizotërojnë gjatë gjithë jetës. Kur kuptojmë se kjo nuk është e vërtetë, zhgënjehemi.
-bashkon dashurinë dhe marëdhëniet seksuale.
Më parë, njerëzit mendonin se mund të kryenin marëdhënie seksuale edhe pa e dashur partnerin tjetër, dhe se mund ta dashuronin dikë edhe pa patur një marëdhënie shumë ekzaltuese seksuale. Romantizmi e ngriti marrëdhënien seksuale në shprehjen më supreme të dashurisë. Marëdhëniet e shpeshta seksuale, të kënaqshme dhe reciproke u bënë njësi matëse për çdo marrëdhënie.
-propozon se dashuria e vërtetë nënkupton fundin e vetmisë.
Romantizmi premtoi se partneri i duhur do të na kuptonte plotësisht, ndoshta pa qenë nevoja të flasim. Ky partner do të na njihte shpirtin në thellësi. (Romantikët vendosin një theks të veçantë tek ideja se partneri ynë mund të na kuptojë pa fjalë.)
-beson se zgjedhja e partnerit duhet të udhëhiqet nga ndjenjat, më shumë sesa nga konsideratat praktike.
Për pjesën më të madhe të historisë, njerëzit kanë hyrë në një marrëdhënie dhe janë martuar për arsye logjike dhe pragmatike. Për romantizmin, martesa llogjike është e pallogjikshme, dhe kjo është arsyeja pse romatizmi venosi ta zëvendësojë me – martesë me ndjenja. Ajo që ka rëndësi është që të dy të dashuruarit ta duan në mënyrë dëshpëruese martesën me ndjenja. Të tërhiqen tek njëri-tjetri nga një instinkt dërrmues dhe ta dinë në zemrat e tyre se kanë të drejtë. Kjo është e tepërt edhe për ditët e sotme.
-përçmon fuqishëm praktikat ekonomike dhe paratë.
Në ditët e sotme, nën ndikimin e Romantizmit, ne nuk na pëlqen që elementë të tillë të jenë në pararojë të mendjes rreth marrëdhënieve, veçanërisht në ditët e para. Duket e ftohtë — jo-romantike — të thuash që e di se je me personin e duhur sepse ka një gjendje të shkëlqyer financiare apo se tërhiqesh shumë ndaj një mashkulli që kundërmon era parfum i shtrenjtë.
-beson se dashuria e vërtetë duhet të përfshijë kënaqësi në çdo aspekt të marëdhënies midis ciftit.
Dashuria e vërtetë është sinonim i pranimit të gjithçkaje për dikë. Ideja se partneri (ose vetja) mund të ketë nevojë të ndryshojë, merret si një shenjë se marrëdhënia është nduke u shkatërruar.
Ky model i dashurisë është një krijim historik. Në këtë pikë mund të themi guximshëm se: Romantizmi është një katastrofë e vërtetë për dashurinë. është një lëvizje intelektuale dhe shpirtërore e cila ka pasur një ndikim negativ në aftësinë e njerëzve të zakonshëm për të udhëhequr një marëdhënie të suksesshme emocionale. Shpëtimi i dashurisë mund të bëhet nëse tejkalojmë një sekuence gabimesh brenda Romantizmit.
Kjo e fundit ka vendosur theksin tek emocione që nuk na tregojnë se cfarë është e dobishme për funksionimin e një marrëdhënieje. Jemi të rrethuar nga një kulturë që ofron një ideal të paarritshëm për mënyrën se si duhet të funksionojnë lidhjet.
Ideja e të qënit “post-romantik” nuk duhet të nënkuptojë cinizëm; se dikush ka braktisur shpresën se marrëdhëniet do të funksionojnë një ditë. Qëndrimi post-romantik është po aq ambicioz për marrëdhëniet e mira sa romantizmi, por ka një sens më realist në lidhje me dashurinë.
Ne duhet ta zëvendësojmë modelin Romantik me një vizion të pjekur psikologjikisht të dashurisë që mund ta quajmë versioni Klasik, i cila inkurajon tek ne një varg qëndrimesh të panjohura, por më efektive:
-
Duhet të kuptojmë se është normale që dashuria dhe marëdhëniet seksuale të mos kombinojnë;
-
se diskutimi i parave që herët në lidhje, në një mënyrë serioze dhe të pjekur nuk përbën tradhti ndaj dashurisë;
-
të kuptojmë se nuk jemi perfektë dhe se do të ishte më mirë që çiftet të jenë më tolerantë dhe bujarë ndaj njëri-tjetrit;
-
se kurrë nuk do të gjejmë gjithçka tek një person tjetër dhe as ata tek ne. Kjo, jo për shkak të ndonjë të mete unike, por për shkak të mënyrës së si funksionon natyra njerëzore;
-
që për të kuptuar njëri-tjetrin kemi nevojë të bëjmë përpjekje të jashtëzakonshme dhe e njëjta gjë vlen edhe për partnerin tonë.
-
dhe se të kalosh dy orë duke diskutuar nëse peshqirët e banjës duhen varur dhe jo në dysheme nuk është as e parëndësishme dhe as jo serioze.
Qëndrime të tilla i përkasin një të ardhme të re, më shpresëdhënëse për dashurinë dhe marëdhëniet njerëzore.