Personaliteti i njohur televiziv Anthony Bourdain gjendet i vetëvarur në një hotel Francë

Anthony Bourdain, personazhi i njohur i televizionit amerikan është gjetur i vetëvarur në një dhomë hoteli në Francë, ku ndodhej për të kryer xhirime për një nga episodet e radhës së emisionit të tij.

61 vjeçari Bordain kuzhinier i famshëm, ishte drejtuesi i emisionit që shfaqet në rrjetin televiziv CNN “Parts Unknoën”, fokusuar tek ushqimi, udhëtimet dhe zhvillimet social-politike në pjesë të ndryshme të botës.

Kjo është vetëvrasja e dytë brenda një jave e një personazhi me shumë popullaritet në SHBA. Vdekja e Anthony Bourdain vjen vetëm tre ditë pasi stilistja amerikane Kate Spade, e cila ndërtoi një perandori të modës me markën e saj, u gjet gjithashtu e vetëvarur në apartamentin e saj në Nju Jorku.

SHKARKO APP