Personazhi i Vitit 2018: Studentët apo Edi Rama

Sot u mbyll faza e propozimeve nga publiku për të përpiluar listën e të nominuarve për Personazhin e Vitit 2018. Sondazhi i organizuar nga Top Channel nxorri në pah dhjetë persona që me veprimet e tyre, morën jo vetëm vëmendjen e publikut shqiptar, por edhe zemrat.

Në vend të parë qëndrojnë studentët, të cilët i propozuan mbi 2700 njerëz. Protestat e tyre bënë që në vend të vijë erë ndryshimi, ndërsa përkushtimi i pandalur tregoi pasionin i këtij brezi për një të ardhme më të mirë.

Ironikisht, në vend të dytë ndodhet Edi Rama, kundërshtari në njëfarë mënyrë i studentëve. Edi Ramën e propozuan thuajse 700 persona. Në vijim, listohen Marin Mema, Erion Veliaj, Arbër Hajdari (fondacioni i të cilit fitoi të njëjtin çmim vjet), Elvis Naçi, Flori Mumajesi, Taulant Muka, Lorik Cana dhe e fundit, Dua Lipa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fituesi do të shpallet më 31 dhjetor, gjatë edicionit të fudnit të lajmeve për këtë vit. Mund të jepni votën tuaj në këtë link.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?