Personazhi mbinatyror që ndryshoi historinë e kinematografisë

Keqbërësit dhe hakmarrësit misteriozë janë portretizuar në filmat serialë në vitet e kinemasë pa zë dhe kanë kapur audiencën. Por në mes të Luftës së Parë Botërore një kthesë krejt tjetër e këtyre figurave u shfaq në Gjermaninë e Kaiserit në vitin 1916.

Hero i tyre ishte Homunculus, një qenie mbinjerëzore e krijuar në laborator e që “nuk u krijua nga dashuria, por përmes shkencës”. Në bazë të tij ishte titulluar edhe filmi “Homunculus”, si serial i ndarë në gjashtë pjesë, në pjesën e parë të shekullit të kaluar nuk u shfaq si film, por vetëm në fragmente.

Tërë këto pjesë do të shfaqen më 21 nëntor, gjatë edicionit të 13-të të “To Save and Project Series” në Muzeun e Artit Modern (MoMA) në New York.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky festival përmban filma të restauruar, të cilët ishin gati tërësisht të dëmtuar, për ekzistencën e të cilëve nuk dinte askush: filmi për një fatkeqësi i vitit 1913 “When the Earth Trembled”; komedia e vitit 1927 “Get Your Man”, me regji të pionierit hollywoodian Dorothy Arzner ku luan Clara Bow; kronika për revolucionin kuban; “Alyam Aylyan (Oh the Days!)”, klasik i viteve ’70; dhe shfaqja e filmave nga Chantal Akerman, i cili vdiq në tetor, duke përfshirë “Jeanne Dielman, 23 quai du Commerce, 1080 Bruxelles”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?