Personi që krijoi internetin, mjet i domosdoshëm në luftimin e koronavirusit, infektohet nga COVID-19

Vint Cerf, 76-vjeçari shkencëtar amerikan i kompjuterëve, i njohur gjerësisht për krijimin e internetit, është testuar pozitivisht për COVID-19.

Cerf, i cili ka punuar për Google që nga 2005 dhe aktualisht shërben si shefi i internetit për kompaninë, njoftoi lajmin në një tweet të hënën.

“Jam testuar pozitiv për COVID-19 dhe jam duke u rikuperuar,” shkruan ai.

Në tweet, Cerf bashkëngjiti edhe një video të komedianit John Oliver, në të cilën kritikoi trajtimin që Donald Trump po i bën krizës së koronavirusit.

I njohur për sjelljen e tij jashtëzakonisht zyrtare, të pazakontë në industrinë e teknologjisë, të paktën, Cerf ka punuar në role të shumta, këshilluese dhe humanitare.

Burimi: Business Insider – SCAN

SHKARKO APP