Përurohet selia e re e Ministrisë së Kulturës, Kumbaro: Kultura tani, me tempullin që meriton

Ish-ambjentet e Kinostudios do të jenë nga sot e tutje selia e re e Ministrisë së Kulturës. Godina që mbarti historinë e filmit shqiptar gjatë periudhës së sistemit komunist, nis sot një tjetër histori. Pas një rikonstruksioni të plotë ajo do të jetë ‘shtëpia’ e re e Ministrisë së Kulturës, pas disa vitesh zhvendosje nga një objekt në tjetrin, ku i fundit ishte godina e njohur dikur si Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, tha se godina e re nuk do të jetë vetëm shtëpia e administratës së dikasterit, por e të gjithë aktorëve të skenës, si dhe e partnerëve ndërkombëtarë e lokalë.

“Jo më kot e kemi vendosur Ministrinë e Kulturës duke e larguar nga qendra, sepse ka një pjesë të madhe të publikut që ka gjithë të drejtën të jetë pjesë e skenës kulturore, por që nguron t’i afrohet dhe në këtë mënyrë është qendra që shkon drejt njerëzve”, tha ministrja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke iu referuar simbolikës që mbart për kulturën shqiptare ish-Kinostudio, Kumbaro tha se jemi në një territor ku pak besohej se do të rikthehej fuqia e publikut. “Unë besoj shumë tek institucionet publike dhe sot ato janë në vendin e tyre për të bashkëpunuar me të gjithë aktorët e shoqërisë shqiptare”, u shpreh ajo.
Kumbaro vuri në dukje se viti 2015 do të jetë një vit me reforma konkrete në fushën e kulturës, ku spikasin projektet në fushën e trashëgimisë kulturore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Transferimi i Ministrisë në këtë godinë erdhi pas vendimit të Këshillit të Ministrave më 30 korrik 2014, ku u vendos kalimi në përgjegjësi administrimi tek Ministria e Kulturës i pasurisë “Godina 4-katëshe, magazina e kostumografisë”, në ish-Kinostudio.

Per rikonstruksionin e godinës u angazhua arkitekti Artan Shkreli, ndërsa projekti u mbështet financiarisht nga Albafilm. Brendia e godinës ruan autenticitetin e ndërtimit dhe fizionominë që ka pasur para dëmtimit. Investime janë bërë në fasadë, duke i dhënë një tjetër imazh ndërtesës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?