Pesazhi dhe historia e Peshtanit, mahnit ambasadorin italian

Nga Engjëll Serjani

 Peshtani, fshati i bukur ndanë Vjosës, me pejsazhin e papërsëritshëm, me lashtësinë dhe historinë, me dëshirën e njerëzve për të jetuar, ka mahnitur ambasadorin e Italisë në Tiranë zotin Alberto Cutillo.

Nën shoqërinë e kryebashkiakut të Tepelënës Tërmet Peçi, Atashehu ushtarak dhe diplomatëve të tjerë të Ambasadës, ata qëndruan për një vizitë në fshatin Peshtan.

Fshati Peshtan, së fundi ka marrë profil turistik me inisiativë të vetë komunitetit, ndonse  tashmë është edhe pjesë e programit qeveritar të “100 fshatrave turistikë”.

Peshtani, fshati më pranë malit të Golikut, është në të gjitha hartat e betejave të përgjakshme pasi përreth tij është zhvilluar përleshja më e ashpër e Luftës italo-greke.

Banorët e Beçishtit kanë ndihmuar pa dallim ushtarët e të dy palëve në konflikt. U kanë ushquer, i kanë strehuar, i kanë ndihmuar dhe i kanë shpëtuar nga egërsia e luftës dhe e dimrit të egër të vitit 1941.

Dëshmitë tragjike të asaj lufte, tashmë gjenden jo vetëm në kujtimet e të moshuarve, por janë sistemuar në një museum të hapur në në natyrë në qendër të Peshtanit. Ambasadori italian Alberto Cutillo gjatë qëndrimit në Peshtan pati shumë takime e biseda mjaft miqësore me banorët.

Të gjithë janë të gatshëm të tregojnë episode tragjike e pikante të historisë së Luftës Italo-Greke. Lufta ishte ngushtësisht me fshatin. Rrëfimet e banorëve më të vjetër të zonës, që kanë jetuar periudhën e luftës, zhvilluar në malin e Golikut dhe Grykën e Këlcyrës janë rrëngjethëse. “Lufta në Golik është bërë trup më trup, pëllëmbë më pëllëmbë. Dimri ishte i ashpër dhe trupat e të rënëve ngrinë mbi dëborë. Në verë ne këmi varrosur shumë nga trupat e ushtarëve të mbetur në mal”, tregon një banor që i ka përjetuar ato ditë tregjike.

Bashkëshortët Mirela dhe Shpëtim Muka, për vite me radhë kanë grumbulluar dhjetra dëshmi material të mbetura nga betejat e përgjakshme, pagur, gaveta, pjesë armatimesh të të gjitha llojeve, helmeta, predha, fishekë, bomba dhe paisje të ndryshme luftarake. Këto relike janë sistemuar në disa tryeza dhe janë të ekspozuara për vizitorët. Ky koleksion interesant i mbetjeve luftarake, është ekspozuar në oborrin e një eko-bujtine të hapur për shërbime turistike. “Vijnë si vizitorë shtetas Italian dhe grekë dhe kërkojnë të njihen me historinë e betejave në këtë front. Këto relile janë dëshmia më e mirë e asaj lufte”, thotë Mirela, “ciceronia” e lëtij muzeumi të hapur në natyre.

“ Ishin disa batalione dhe divizione si: Lupo Di Toscana, batalioni Julia, Valfella etj. Divizioni ka patur dhe një memorial poshtë përbri rrugës nacionale…”, shprehet Mirela, zonja e eko-buktinës.

shtëpisë, teksa tregon mbi eksperiancat dhe dëshmitë e gjetura gjatë guidave shoqëruese që zhvillon me pelegrinët turistë, ngjitjeve në mal.

Ambasadori dhe grupi që i shoqëronte u njoh me gjurmët e memorialit të “Lupo Di Toscana”, si dhe me ish-repartet ushtarake të Mezhgoranit.

Gjatë qëndrimit të Tepelenë Ambasadori Cutillo bëri edhe një ndalesë në ish-garnizonin ushtarak të Tepelenës,  i njohur tashmë si “Kampi i Përqëndrimit” në periudhën e komunizmit. Ndërtimi i këtyre garnizoneve përkon me periudhën e Mbretit Zog, dhënë më konçesion në atë periudhë tek qeveria italiane, e cila gjatë pushtimit i përdori si vend rezervimi për armët dhe municionet luftarake.

ëdhënësi i Bashkisë së Tepelenës, Aleksandër Toti e njohu trupin diplomatik italian edhe me disa pjesë të historisë së periudhës së komunizmit  në Shqipëri dhe nismën e ndërrmarë nga qeveria shqiptare nëpërmjet Autoritetit të Dosjeve të ish- Sigurimit për ruajtjen e memories historike nëpërmjet dëshmive dhe ngritjen në këto gazerma të një muzeu përm persekucionin komunist.

SHKARKO APP