Pesë lloje celularësh iPhone ndalohen të shiten në Gjermani

Pesë lloje celularësh iPhone janë ndaluar me vendim gjykate të shiten në Gjermani. Bëhet fjalë për modelet të iPhone nga 7 deri tek X duke i dhënë të drejtë prodhuesit të gjysmëpërçuesve “Qualcomm” në betejën e tij të gjatë juridike kundër Apple për shkelje të patentave.

Ky vendim u mor nga gjykata e Mynihut ditën e djeshme.

“Nëpërmjet këtij gjykimi, shitja dhe qarkullimi i modeleve që nuk kanë licencë ndalohet në Republikën Federale të Gjermanisë”, thuhet në njoftimin e gjykatës duke cituar modelet iPhone 7, 7 Plus, 8, 8 Plus, dhe X.

SHKARKO APP