Pesë shenjat treguese që takimi juaj i parë duhet të jetë dhe i fundit

Takimi i parë me një person të panjohur mund të përfundojë, jo tamam ashtu si ju e keni imagjinuar ! Njerëzit të cilët nuk duhet t’i keni në krahë për asnjë arsye, zakonisht i japin shenjat paralajmëruese që në takimin e parë, por ju duhet të jeni të vëmendshme për t’i kapur. Për të kuptuar nëse ky takim i parë duhet të jetë dhe i fundit lexoni pesë situatat e mëposhtme, e nëse gjendeni përballë tyre largohuni pa lënë gjurmë

1. Është i vetmi që hap tema diskutimi, pra kontrollon “axhendën e muhabetit”
Nëse personi që keni përballë thotë ç’ka për të thënë dhe ndërron temën e muhabetit pa ju dëgjuar ju, është një shenjë që ai ashtu do të sillet gjithmonë !
2.Tregon gjithçka mbi jetën e tij personale, madje flet edhe për gjërat personale të të tjerëv (pa ju interesuar fare juve)
Kjo nuk është shenjë sinqeriteti, por e një njeriu që nuk di të ndajë gjërat që duhen thënë, nga ato që nuk duhen ndarë me të tjerët, sidomos në takimin e parë. Dikush që flet për tema të tilla si problemet familjare tregon një mungesë serioze të gjykimit të situatave.
3. Kur ai nuk pushon së foluri për marrëdhënien e fundit , për ish të dashurën dhe për arsyet pse gjërat nuk kanë shkuar mirë.
4. Ai dërgon sinjale se ai është i interesuar vetëm për një marrëdhënie rastësore, seksuale.
SEKSI nuk është tema e parë, për të cilën duhet të flisni dhe nëse ai fillon e flet për dëshirat dhe pritshmëritë e tij , do të thotë që këto të fundit i pret nga ju.
5. Kur ai tregohet shumë entuziast dhe fillon të parashikojë lidhjen tuaj deri në lindjen e fëmijëve
Ai ka të ngjarë të projektojë një botë imagjinare në të cilën ju keni një rol kryesor.

SHKARKO APP