Petrit Sulaj: Një tjetër rast shpërdorimi parash dhe shkelje ligjore nga TIA
Nga Petrit Sulaj*
Këto ditë dëgjuam lajmin se TIA hodhi poshtë kërkesën e qeverisë së Shqipërisë për rishikimin e tarifave aeroportuale. Pa dashur të hyjmë shumë në detaje për arsyet e këtij refuzimi, do të sjellim në vëmendjen e publikut disa nga arsyet që kanë çuar në këtë situatë.
Ligji për dhënien me Koncesion të Aeroportit Nënë Tereza, parashikon se rishikimi i tarifave bëhet me miratimin e qeverisë Shqiptare me nevojën për rritjen e tyre kur rritet kosto e shpenzimeve operacionale të shërbimeve nē aeroport. Pra siç shihet nuk mund të ketë ulje të tarifave aeroportuale, për më tepër kur nuk ka një vlerësim të saktë të pasqyrave financiare të aktivitetit të TIA, që duhet të ishte bërë nga komiteti i Rishikimit të pavarur, dhe PIU sipas parashikimeve të ligjit të koncesionit.
Të dyja këto struktura janë inegzistente ndaj dhe monitorimi dhe mbikqyrja e kontratës së koncesionit ka qenënë në nivelet më të ulta. Mjafton të përmendim faktin se bazuar në pikën 19.1 paragradmfi c, TIA mbledh në emër të Qeverisë së Shqipërisë, taksën e kufirit në dalje dhe taksat e visës. Këto duhet ti paguhen menjëherë qeverisë së Shqipërisë pas heqjes së shpenzimeve të nevojshme nga kompania. Qeveria akoma në dijeninë time nuk ka mbledhur nga kompania detyrimet e pambajtuara nga Ajo për kompaninë Belle Air, Albanian Airlines dhe detyrime të tjera. Këto shkojnë mbi 12 milion euro.
Po kështu rezultatet e rishikimit financiar të bëra nga konsulenti pavarur duhet të negociohen dhe tē bihen dakort me koncesionarin gjë që nuk është bërë dhe në këtë rast shteti vetëm sa ka humbur pagesat për raportin e konsulencës që mund të ishte bërë pa kosto nëse OSHA (organi shtetëror i Autorizuar) që janë Ministria e Transportit dhe financës me strukturat e tyre të kishini monitoruar si duhet aktivitetin e TIA-s. Në këtë kuadër në fakt thjesht bëhet zhurmë për të harxhuar ca para më shumë nga Autoriteti Aviacionit civil për pagesat e konsulentëve të “pavarur” që përzgjidhen në mënyrë të dyshimtë e aspak transparente.
*Ish-Drejtor Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit