Petro Koçi: Besëlidhja e Lezhës, frymëzim në punën tonë

572 vjetori i Besëlidhjes së Lezhës u përkujtua me ngritjen e flamurit kombëtar në Obeliskun e 2 Marsit Lezhë, nga zv/ Ministri i Mbrojtjes , Petro Koçi , kryetari i Bashksië Lezhë, Fran Frrokaj, përfaqësues të pushtetit vendor, të institucioneve, të klerit , deputetë etj , nën tingujt e Himnit Kombëtar nga banda e këtij qyteti . Në sallën e koncerteve të QKF Lezhë, u organizua takimi përshëndetës dhe koncerti artistik i moderuar perfekt nga drejtoresha e Bibliotekës Publike Lezhë, Suela Mino Bala.

Përsëndetën dhe evokuan Besëlidhjen dhe kontributin e Gjergj Kastriotit- Skënderbeu dhe të princave shqiptarë për bashkim kombëtar e formim të shtetit të pavarur shqiptar : zv/ Ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, i cilipërshëndeti dhe evokoi Besëlidhjen e Lezhës dhe rolin e Gjergj Kastriotit –Skënderbeu në bashkimin e princave për bashkim dhe luftën heroike kundër turqëve dhe  e vlerësoi Besëlidhjen e Lezhës, që të jetë frymëzim në punën tonë me shmebullin e bashkimit nga Skënderbeu : kryetari i Bashkisë Lezhë , Fran Frrokaj, deputeti Eduart Ndocaj, Prefekti i Lezhës, Eduard Ndreca, drejtori i DAR Lezhë, Bardhok Pulaj, Ipeshkëvi i Lezhës, Myftiu i Lezhës etj. shoqërua me koncertin artistik me këngë për Skënderbeun etj. Pa dyshim, që Kuvendi i Lezhës, i 2 Marsit të  vitit 1444, që u mbajt në qytetin e Lezhës, ka qenë dhe mbetet ngjarja më e rëndësishme historike për mbarë shqiptarët, duke bërë kthesën më të madhe në historinë e luftërave për liri e pavarësi të shqiptarëve, bashkimin e princave arbërorë për lidhjen e besës mes tyre me Gjergj Kastriotin – Skënderbeu, për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga pushtuesit osmanë dhe formimin e të parit shtet shqiptar të pavarur , si një lidhje politiko-ushtarake, me kryekomandant Skënderbeun. Në Kuvendin e Lezhës të 2 Marsit të vitit 1444, princat arbërorë iu përgjigjën thirrjes së Gjergj Kastrioti-Skënderbeut dhe morën pjesë në këtë eveniment të rëndësishëm për fatet e shqiptarëve dhe erdhën nga të gjitha trojet shqiptare, si : Teodor Muzaka, Gjergj Arianiti, Aranit Topia, Andrea Topia, Gjergj  Balsha, Nikollë Dukagjini, Pal Dukagjini, Lekë Zaharia, Pjetër Spani, Lekë Dushmani etj.

Në këtë Kuvend, u morën vendime mjaft të rëndësishme, që kishin të bënin me fatin e popullit shqiptarë e të luftës së tij për liri e pavarësi, bashkimin e forcave për liri , pavarësi e bashkim kombëtar, shporrjen e ushtrisë turke e krijimin e shtetit të pavarur shqiptar , duke krijuar lidhjen politiko-ushtarake, të quajtur Besëlidhja e Lezhës, bashkimin e forcave për një luftë të përbashkët kundër pushtimit turk, krijimin e një ushtrie të përbashkët për mbrojtjen e trojeve shqiptare me kontributin e secilës principatë shqiptare, si dhe krijimin e një arke të përbashkët të lidhjes, që do të  përdorej vetëm për fushatat luftarake kundër turqve, ku Gjergj Kastrioti-Skënderbeu u zgjodh kryekomandant i ushtrisë shqiptare.

Ky kuvend dhe kjo besëlidhje e princave arbërorë nën drejtimin e Gjergj Kastrioti-Skënderbeut, u mbajt në kishën e Shën-Kollit, në qytetin e Lezhës, sot Memoriali i Vendvarrimit të tij, vend peligrinazhi në çdo kohë për vizitorët dhe turistët vendas e të huaj , për t`u njohur nga afër me jetën dhe veprën e lavdishme të heroit kombëtar , duke qenë krenari dhe privilegj për qytetarët lezhjanë e më gjërë, si ngjarja më kulmore historike e mesjetës, ku u vendos fati i luftës së popullit shqiptar për liri, pavarësi , çlirim e bashkim kombëtar, me zhdukjen njëherë e përgjithmonë  dhe me krijimin e shtetit të pavarur shqiptar si dhe krijimin e Besëlidhjes së Lezhës, si lidhje politiko-ushtarake, që udhëhoqi luftën  çlirimtare për liri, pavarësi e bashkim kombëtar nën Skënderbeun e që për 25 vjet me rradhë korri vetëm fitore mbi pushtuesit osman , duke mbetur simbol i luftës për liri e pavarësi dhe pikë referimi për shqiptarët i  atdhedashurisë dhe i mbrojtjes së trojeve arbërore nga pushtuesit osmanë.

SHKARKO APP