Phizer dhe BioNTech aplikojnë për miratimin e vaksinës anti Covid në BE

Topic picture, symbol photo: Corona vaccine. Biontech and Pfizer apply for approval of corona vaccine. A hand wrapped in a rubber glove holds a disposable syringe, syringe, vaccination syringe and a vaccination can, | usage worldwide Photo by: Frank Hoemann/SVEN SIMON/picture-alliance/dpa/AP Images

Kompanitë BioNTech dhe Pfizer aplikuan për miratimin e vaksinës së tyre në Bashkimin Europian, por burimet thonë se një vendim për këtë nuk do të merret para 29 dhjetorit. Vetëm Britania pritet të miratojë këtë javë përdorimin e vaksinës së AstraZenecas. Lajmet e mira për vaksinat kanë sjellë optimizëm në ekonominë globale. OECD parashikon se ekonomia do t’i kthehet nivelit të para pandemisë në fund të 2021.

Bashkimi i kompanive BioNTech dhe Pfizer aplikuan për miratimin e vaksinës së tyre në Bashkimin Europian, duke shtuar shpresat se dozat e para do të jenë gati në muajin dhjetor. Aplikimi është bërë pranë Agjencisë Europiane të Shëndetësisë pasi provat klikime të fazës së tretë treguan se vaksina është 95 për qind efikase kundër koronavirusit.

Nëse miratohet, vaksina do të jetë e gatshme për përdorim para fundit të vitit 2020″, thekson një deklaratë e përbashkët e dy kompanive. Por sipas gazetës Financial Times Agjencia Europiane të Shëndetësisë nuk pritet të marrë një vendim para 29 dhjetorit. Vetëm për vaksinën e AstraZenecas dhe Universitetit të Oxfordit pritet miratim i shpejtë në Britani që brenda kësaj jave.

Më parë ishte kompania Modrena që aplikoi për përdorimin e vaksinës në ShBA dhe në Bashkimin Europian njëkohësisht. Edhe për këtë vaksinë vendimi nga Agjencia Europiane e Mjekësisë nuk pritet para muajit janar.

Vaksina e BioNTech dhe Pfizer është e dyta pas asaj të Moderna-s që kërkon miratimin e autoriteteve për përdorim të gjerë. Pikërisht shpresat që sollën vaksinat kanë ndikuar në parashikimet për rritjen ekonomike.

Sipas Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, ekonomia botërore do të arrijë nivelin e para pandemisë rreth fundit të vitit të ardhshëm, por rritja do të jetë e pabarabartë.

Shenjat se vaksinat janë vetëm disa javë larg shpërndarjes kanë injektuar optimizëm për t’i dhënë fund pandemisë së Covid-19 që deri më tani ka shkaktuar mbi 1.4 milionë vetë.

“Për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, tani jemi shpresëplotë për të një ardhme të ndritur. Përparimi i shënuar me vaksinat dhe trajtimin e sëmundjes kanë ngritur pritshmëritë dhe reduktuar pasigurinë,” tha kryeekonomistja e OECD-së Laurence Boone në hyrje të raportit për parashikimin botëror.

Por Boone, shton se “ndonëse rruga përpara është e ngritur ajo mbetet plot pengesa.”

SHKARKO APP