Pianisti kanadez varroset aksidentalisht nga familja e gabuar

Një muzikant kanadez i njohur me nofkën “Profesor Piano-ja” besohet të jetë varrosur nga familja jo e duhur gjatë një gabimi në identitet.

Pianisti 80 vjeçar, Scott Cushnie, i cili ishte i verbër, ndërroi jetë në spital pas një aksidenti. Trupi i tij u identifikua gabimisht dhe u dërgua tek një familje e një të humburi tjetër, të cilët zhvilluan një funeral.

Gabimi u vu re vetëm kur i afërmi i humbur, që mendohej se kishte vdekur, u kthye në shtëpi disa muaj pas funeralit.

Megjithatë, autoritetet kanë thënë se trupi do të zhvarroset, që të bëhet një identifikim i plotë.

SHKARKO APP