Piktori i njohur Gazmend Leka ekspozon në Paris, prezantohet me 44 punime

Artisti i njohur Gazmend Leka ka çelur një ekspozitë personale në Paris, në sallën e Bashkisë Paris 5.  Piktori shqiptar është prezantuar me 44 punime vaj në kanavacë. Piktura e Lekëes ka zgjuar kureshtje nga artistët dhe kritika.
Artisti edhe në fjalën e tij të mbajtur gjatë ceremonisë e ka cilësuar pikturën si “Një lutje e gjatë që nis qysh në agim”. Artisti ka realizuar deri tani 4000 vepra në vizatim, pikturë, postera, grafikë.
Ky korpus, i ngritur tullë pas tulle dhe i konsoliduar me kalimin e kohës, e ka themelin në personalitetin e fortë e plot gravitet të autorit. Përgjatë formimit të tij akademik, piktori shqiptar ka ruajtur një raport afektiv me natyrën.  Ekspozita  do të qëndrojë e hapur deri më 15 Tetor në Paris.

SHKARKO APP