“Pini tetë gota ujë në ditë”- Profesori i mjekësisë tregon pse kjo këshillë nuk duhet zbatuar: Njerëzit nuk kanë nevojë…

Një nga këshillat më të zakonshme shëndetësore që dëgjojmë është “pini tetë gota ujë në ditë”.

Në një artikull në ‘New York Times’, një profesor në Universitetin e Mjekësisë të Indiana-s në Shtetet e Bashkuara argumenton se nëse ekziston një mit për shëndetin që duhet shpejt të mos ekzistojë është pikërisht miti se “duhet të pini tetë gota ujë në ditë”.

Jo vetëm që nuk është e vërtetë, por nuk ka absolutisht asnjë bazë shkencore”, thotë Aaron E. Carroll, duke shpjeguar se si u krijua ky “mit”.

“Këshilla e dhënë fillimisht ishte që njerëzit duhet të konsumojnë sasinë e ujit që korrespondon me tetë gota të plota në ditë.

Sidoqoftë, në këto tetë gota, ekspertët përfshinë lëngjet që marrim nga ushqimet e tjera që konsumojmë, të tilla si perimet dhe frutat”, tha ai, duke theksuar se “mendimi mbizotërues dhe i gabuar ishte që njerëzit duhet të pinë tetë gota ujë çdo ditë , pavarësisht nga uji që hyn në trupin e tyre nga ushqime ose pije të tjera”.

“Shumë njerëz besojnë se ky mit filloi në vitin 1945, pas një rekomandimi të bërë nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave që njerëzve u duheshin 2.5 litra ujë në ditë”, tha ai.

“Por shumica e këtij uji merret përmes ushqimit,” shpjegoi ai.

Sipas profesorit, jo vetëm që njerëzit nuk kanë nevojë të pinë tetë gota ujë çdo ditë, por nuk ka absolutisht asnjë provë se kjo sasi sjell përfitime për shëndetin tonë.

SHKARKO APP