Pirro Misha merr drejtimin e Bibliotekës Kombëtare

Këshilli i Ministrave ka vendosur të emërojë drejtorin e ri të Bibliotekës Kombëtare. Pas dorëheqjes së Persida Asllanit nga posti i drejtoreshës së këtij institucioni, qeveria ka zgjedhur për këtë post Pirro Mishën.

Vendimi është marrë më datë 31 korrik, por është botuar sot në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave.

Pirro Misha është ka një kontribut të shquar në kulturën shqiptare, studiues i njohur, përkthyes dhe publicist.

Disa javë më parë, ish-drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani është liruar nga detyra me vendim qeverie, por më pas u mësua se dorëheqja e saj ishte në mënyrë vullnetare, pasi kishte vendosur t’i përkushtohej mësimdhënies.

SHKARKO APP