Pishinë dhe kopsht përrallor, njihuni me vilën luksoze të Blendi Fevziut

Të qënit një nga moderatorët më të suksseshëm shqiptar, padiskutim që e kka ndihmuar Blendi Fevziu të korrë suksese edhe në jetën personale.

Gazetari ka treguar se di të jetojë mjaft mirë, jo vetëm nëpërmjet udhëtimeve në vende të ndryshme të botës, veshjes shik por edhe vilës luksoze ku banon.

Pikërisht këtë të dielë, kur temperaturat në kryeqytet ishin përvëluese Blendi ka zgjedhur të kalojë kohë në vilën e tij dhe këto çaste të veçanta i ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale.

Një pishinë me përmasa të mjaftueshme për t’u freskuar, gjelbërim nga të gjitha anët dhe mbi të gjitha pranë familjes.

Blendi duket se ka arritur të ndërtojë një parajsë të vogël për të dhe familjen e tij apo jo?

SHKARKO APP